I gërvishtet makina, përplas për vdekje me makinë të moshuarin
02/02/2011 Autori tentoi të hakmerret ndaj atij që i bëri dëmin, në kërkim. I plagosur dhe një tjetër
VLORE- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Gjormë të rrethit të Vlorës kur një i ri pasi është grindur me një tjetër për makinën ka përplasur me mjetin e tij në shenjë hakmarrjeje një grup banorësh duke lënë të vdekur njërin dhe të plagosur një tjetër.
Ngjarja
Dy të rinj pasi kanë goditur makinat me njëri-tjetrin, jo dëm i madh, kanë debatuar ashpër për këtë aksident, se kush do ta merrte fajin përsipër, por nga debatet e ashpra midis të rinjve, ku më pas ka kaluar në sharje dhe fyerje një nga të rinjtë ka marrë automjetin dhe ka goditur në shpejtësi e sipër një grup njerëzish, ku nga kjo hakmarrje ka gjetur vdekjen një 65-vjeçar nga po ky fshat. Dy automjetet e shtetasve Ruku Arshiaj 25 vjeç nga Gjormi, si dhe Jeto Madani 28 vjeç po nga ky fshat pasi kanë fërkuar automjetet në një kthesë të këtij fshati kanë filluar të grinden më pas me fjalë dhe sharje. Pasi kanë debatuar për më shumë se një orë se i kujt ishte faji R. Arshiaj 25-vjeçari ka marrë makinën dhe është larguar nga vendngjarja për t’u kthyer sërish, por kësaj radhe për të marrë hak ndaj të riut tjetër, i cili i gërvishti makinën. Në momentin që Ruku Arshiaj po vinte më shpejtësi me më shumë se 100 km në orë për të goditur dhe hakmarrë ndaj jeto Madanit, i cili ishte së bashku me një grup bashkëfshatarësh në qendër të fshatit ka marrë përpara çfarë ka gjetur në këtë grup njerëzish. Nga goditja që ky i ka bërë turmës së mbledhur në qendër të fshatit, dhe për t’u hakmarrë ka goditur për vdekje 66-vjeçarin Luftar Shenaj, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme, si dhe ka plagosur rëndë një tjetër banorë të fshatit 25-vjeçarin R.Ajazi, i cili ndodhet në spitalin rajonal të Vlorës në gjendje të rëndë shëndetësore. Ndërkohë në fshatin Gjormë të Vlorës janë nisur forcat policore të rendit, si dhe ato rrugore. R. Arshiaj, i cili ka goditur me automjet për t’u hakmarrë dhe ka shkaktuar vdekjen e një personi, si dhe plagosjen e një të riu është larguar nga vendngjarja dhe po kërkohet nga policia, për vrasje me dashje të një personi, si dhe plagosjen e një tjetri.