Shpallet konkursi ndërkombëtar për kompleksin kulturor të xhamisë e re dhe Muzeut të Tiranës
01/02/2011 Ndërtimi i një xhamie të re dhe pranë saj një muze që do të ekspozojë historinë tonë të dhimbshme të besimit dhe do të theksojë vlerën unikale të harmonisë mes komuniteteve fetare, është një nga vendimet e fundit të marra këto kohë nga Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me Komunitetin Mysliman dhe komunitetet e tjera fetare në qytet.
Ideja për kompleksin e ri kulturor të kryeqytetit, i cili do të përbëhet nga xhamia e re dhe Muzeu i Tiranës e Bashkëjetesës Fetare tani ka mbërritur në fazën e shpalljes së konkursit ndërkombëtar për projektimin e këtij kompleksi. “Në këndvështrimin gjeografik, Tirana njihet si kryeqyteti i Shqipërisë, ndërkohë që në mjediset e artit, arkitekturës dhe urbanistikës, gjatë dekadës së fundit, është përfolur gjerësisht si qyteti i ngjyrave dhe konkurseve ndërkombëtare. Në 6 vitet e fundit Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë dhe organizuar disa konkurse me temë planifikimin urban për zhvillimin e zonave të veçanta të qytetit, konkurse arkitektonike dhe arredimi urban për ndërtesa të spikatura, si edhe hapësira publike të rëndësishme të peizazhit urban të saj”, është shprehur kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, në një thirrje të hapur për pjesëmarrje në konkursin ndërkombëtar për projektin e kompleksit të ri kulturor. Sipas tij, konkurset ndërkombëtare të organizuara nga Bashkia e Tiranës kanë tërhequr shumë arkitektë e studio arkitekture të talentuara dhe të mirënjohura në mbarë Evropën e përtej. Motivacioni i këtij konkursi, sipas tij, merr shkak nga situata në të cilën ndodhet Komuniteti Mysliman në Tiranë, në mungesë të një xhamie për të përmbushur nevojat e qytetarëve mysliman për të marrë pjesë në jetën e besimit në qytet. Duke shpjeguar më në detaje këtë motivacion, kryebashkiaku Rama nënvizon se Tiranës i duhet një xhami e re, jo thjesht për Komunitetin Mysliman, jo thjesht për të përmbushur nevojat e besimtarëve, por edhe më tepër, për të plotësuar një kënd të munguar të trekëndëshit, që e bën Tiranën një vend unik, të trekëndëshit të bashkëjetesës mes tre besimesh, që tradicionalisht kanë përbërë një pikë referimi dhe kanë përkthyer në pasqyrën e religjioneve, atë traditë qytetare të Tiranës, si një traditë solidariteti dhe respekti për tjetrin. Më tej, në ftesën e tij publike kreu i Bashkisë së Tiranës sqaron kontekstin historik të nismës për kompleksin e ri kulturor. “Që prej vitit 1967 e deri më 1990-ën institucionet e besimit në Shqipëri u mbyllën nga regjimi i kohës dhe klerikët u persekutuan apo u ekzekutuan. Mosekzistenca e Krijuesit ishte çfarë propagandohej në shkolla dhe teoria e Darvinit kompensonte çdo teori krijimi dhe ekzistence. Burrat e gratë besimtarë u ndaluan të përmbushnin ritualet e besimeve përkatëse gjatë periudhës kur vendin e drejtonte Partia Komuniste, e cila ishte edhe i vetmi zot ku njerëzit lejoheshin të besonin, të paktën publikisht. Shumë nga institucionet e besimit u shembën apo u kthyen në depo për ushtrinë ose në qendra të propagandimit të kulturës komuniste. Vetëm një numër i vogël prej tyre u ruajtën të paprekura, ato ndërtesa që kishin vlera arkitektonike dhe historike të veçanta. Pas vitit 1990, atëherë kur ndodhi shkëputja nga regjimi komunist, institucionet e besimit rihapën dyert e tyre për besimtarët, që pavarësisht ndalimit nga udhëheqja nuk e kishin ndalur përkushtimin individual shpirtëror”, shprehet kryebashkiaku Rama. Sipas tij, deri më sot në Shqipëri nuk ka hapësira ekspozimi të përhershme që të prezantojnë këtë aspekt të veçantë të historisë moderne të popullit shqiptar. Aq më pak një muze apo hapësirë që të pasqyrojë marrëdhënien e veçantë të bashkëjetesës mes besimeve të ndryshme në Shqipëri.
Në thirrjen për pjesëmarrje në konkursin ndërkombëtar theksohet se Tirana dëshiron që xhamia e re të jetë jo vetëm hapësira shpirtërore e shekullit XXI për besimtarët, por edhe një vend i njohurisë së kulturës islame me hapësira të dedikuara për informimin dhe veprimtaritë e edukimit për këdo të interesuar në historinë dhe aktualitetin e botës islame. Ndërkohë që përkrah xhamisë së re do të jetë Muzeu i Tiranës dhe Bashkëjetesës Fetare, i cili do të ketë brenda historinë e dokumentuar të qytetit tonë, si dhe rrugën që ka përshkuar, si pjesë e pandashme dhe madje thelbësore e bashkëjetesës qytetare në Tiranë, bashkëjetesa mes feve. “Dua të inkurajoj të gjithë dhe gjithsecilin arkitekt që t’i përgjigjet kësaj thirrjeje për pjesëmarrje, e cila do të bëjë të mundur që të kemi shumë shpejt një projekt të shkëlqyer për një Muze të Tiranës e Bashkëjetesës Fetare dhe një xhami të re që do të plotësojë trekëndëshin e besimit përqark qendrës së Tiranës, pas ndërtimit tashmë të katedrales katolike dhe asaj ortodokse”, e ka mbyllur ftesën e tij publike kreu i Bashkisë së Tiranës.