E Shtunë, 31 Tetor 2026

I gjatë, i gjerë, monstruoz

Romani "2666" i shkrimtarit kilian Roberto Bolano, ngjall debate në fabrikën e kritikëve letrarë


Si shumë autorë të famshëm, edhe Roberto Bolano po zbulohet pas vdekjes. I lindur në vitin 1953 në Santiago të Kilit, në Amerikën Jugore, ai e kaloi një pjesë të jetës së tij në Meksikë, ku i takonte qarkut letrat të "infrarealistëve", një shkollë letrare e mbështetur në surrealizëm, e cila synon të çrregullojë, të shkatërrojë, të varrosë traditat letrare dhe të ringjallë trajta të reja të shkrimit.


Bolano është një magjistar, por jo si Gabriel Garcia Marquez-i dhe shokët e tij, të cilët që nga fillimi i viteve '70-të janë bërë të njohur në Evropë dhe në Amerikën Veriore. Bolano është magjistar i tmerrit. Ai gërryen thellë dhe shemb mite. Këtë ai e ka dëshmuar edhe në romanet dhe vëllimet me tregime ("Detektivët e egër", "Një yll në largësi", "Biseda telefonike" etj.).


Në romanin "Detektivët e egër" ai përshkruan afera dashurie dhe raste vdekjeje, vrasje dhe mallkime, çmendina dhe universitete, personazhe, të cilat zhduken dhe të tjerë që befasisht kthehen në qendër të vëmendjes. Në veprën "Një yll në largësi" Bolano krijon portretin e një njeriu me shumë emra, morali i vetëm i të cilit është estetika.


Ky protagonist torturon, vret, ngjall frikë dhe shkruan "poezi barbare". Vëllimi me tregime "Biseda telefonike" është një përmbledhje ngjarjesh më të pazakonshme, të cilat ndodhin vetëm mes të dashuruarve. Bolano është një mjeshtër i rrëfimit mes fiksionit dhe realitetit, ai i shpie lexuesit në labirintet e jetës.


Pas kthimit në Kili në vitin 1973, Bolano u arrestua nga regjimi i Augusto Pinochet-it dhe me ndihmën e miqve të tij ia doli të largohet nga qelitë e diktaturës ushtarake.


Pjesën më të madhe të jetës së tij Bolano e kaloi në Barcelonë të Spanjës, duke shkruar dhe duke refuzuar të bëhet pjesë e sistemit letrar. Vdiq në vitin 2003, në moshën 50-vjeçare, pas një sëmundjeje të rëndë. Këto ditë, në Gjermani është botuar romani i tij i shumëpritur me titullin "2666".


Një roman, i cili nga disa kritikë letrarë është duke u lavdëruar si vepër e shekullit dhe nga disa të tjerë duke u diskualifikuar si libër monstruoz. Një gjë është e saktë: Me 1085 faqe, romani është voluminoz. I përbërë prej pesë vëllimeve, të cilat mund të lexohen edhe si libra të veçanta, romani është një panoramë e gjithanshme e tmerrit.


Në librin e parë përshkruhen katër kritikë letrarë, të cilët hulumtojnë veprën e një autori gjerman. Ata shkëmbejnë mendime për prozën e Benno von Archimboldit, siç quhet ky autor misterioz, i cili është i nominuar për çmimin Nobel.


Dikush thotë së Benno von Archimboldi jeton në Meksikë dhe katër kritikët vrapojnë atje, në qytetin Santa Teresa, por autorin nuk e gjejnë. Në librin e dytë Bolano krijon portretin e filozofit katalan Amalfitano, i cili sorollatet nëpër Santa Teresa dhe frikësohet se mund të çmendet.


Në librin e tretë lexuesi njihet me një gazetar amerikan, i cili është dërguar në Santa Teresa për të raportuar për një ndeshje boksi. Libri i katërt është thelbi i romanit. Këtu Bolano përshkruan vrasjen e njëqind femrave në Santa Teresa. Ai mbështetet në një ngjarje të vërtetë: në vitet '90-të, në qytetin meksikan Ciudad Juarez, në rrethana misterioze u dhunuan dhe u masakruan qindra femra.


Në librin e pestë dhe të fundit Bolano rikthen në skenë autorin gjerman Benno von Archimboldi, duke rrëfyer biografinë e tij prej ushtarit nazist deri te një shkrimtar që i frikësohet pranisë në publik dhe arratiset në Meksikë.


Pak para vdekjes, Bolano kishte insistuar që romani i tij monstruoz të botohet në pesë vëllime, por kjo dëshirë e tij nuk u respektua. Thuhet se një gjë të tillë ai e kërkonte për arsye ekonomike, në mënyrë që fëmijët e tij të fitonin sa më shumë nga vepra letrare.


Derisa pjesa më e madhe e kritikëve letrarë në gazetat gjermane e quajnë romanin e Bolanos një kryevepër të letërsisë, kritiku zviceran Andreas Isenschmid rrudh hundët para kësaj kodre me tekst, maja e së cilës është vështirë të arrihet, madje edhe për lexuesit e ushtruar të Franz Kafkës dhe Robert Musilit.


Leximi i romanit "2666" paraqet një torturë për lexuesin, i cili lodhet duke gjurmuar nëpër hollësi të pafundme dhe pa e ditur se nga po e shpie udhëtimi i tij, ka shkruar Isenschmid në gazetën "NZZ am Sonntag".


Vetë Bolano në romanin "2666" shkruan se "rrëfimi, kjo kurvë e përhimët si miu, nuk njeh momente vendimtare, ajo është një grumbullim i çasteve, i momenteve, të cilat ia kalojnë njëra-tjetrës me monstruozitet".


Është spekuluar shumë mbi titullin enigmatik të romanit të Roberto Bolanos. Në njërin prej romaneve të tij përshkruhet një varrezë në vitin 2666. Një legjendë tjetër thotë se Bolano vetëm ka dyfishuar numrin "1333", duke iu referuar aztekëve, të cilët në atë vit filluan sundimin e Meksikës.


Por, as ky interpretim nuk është i sigurt, siç nuk është asgjë e qartë në këtë roman opulent, të gjatë, të gjerë - monstruoz! Romanin "2666" e ka publikuar shtëpia botuese "Hanser" e Mynihut dhe kushton 29.90 euro.


PRIFILMFEST - Isa Qosja president i jurisë ndërkombëtare
Vanessa Redgrave, sot në tapetin e kuq në Prishtinë


Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Prishtinë hapet sonte n tapetin e kuq në hyrje të Teatrit Kombëtar. Lajmi i fundit nga drejtoresha e festivalit Vjosa Berisha është ardhja e aktores britanike Vanessa Redgrave. Fituese e çmimeve Oscar e Golden Globe, Redgrave si Presidente e bordit t PriFilmFest, do të hapë sonte zyrtarisht festivalin.



Siç është njoftuar tashmë, mbrëmjen e parë shfaqet produksioni shqiptaro-italian, "Lindje-Perndim-Lindje" i regjisorit Gjergj Xhuvani. Të pranishëm në premeirë do të jenë ekipi prej 15 vetash, t cilt pas projeksionit do t dalin n sken pr t'u prshndetur me publikun kosovar.


Gjatë ditëve në vazhdim projektohen 30 filma n tri programe. Në konkurrimin zyrtar janë 10 filma, duke prfshir edhe filmin e Xhuvanit.


Në programin jashtë konkurrimit, të quajtur "The Winners" (Fituesit) projektohen filmat fitues nga festivalet botërore si Kanë, Berlinale apo fituesit Oscar. Në këtë kategori do t shfaqen 5 filma, si "The white ribbon" fitues në Kanë 2009, "Milk of Sorrow" fitues i Berlinale 2009, "3 Monkeys" fitues në Kanë 2008, "Man on wire" fitues i çmimit Oscar, "Katyn" fitues i European Film Awards etj.


Në programin Retrospektiva prfshihen filmat kosovarë t prodhuar para dhe pas lufts, te titulluar PreWar Cinema dhe PostWar Cinema.


Së fundi, Berisha ka prezantuar edhe jurinë ndrkombtare të festivalit, e cila prbhet nga regjisori kosovar Isa Qosja (kryetar i juris), Mira Staleva (zv/drejtoresh e Festivalit Ndërkombëtar t Filmit n Sofie), Marcel Maiga (organizator i festivaleve Cottbus dhe Berlinale), regjisori shqiptar Saimir Kumbaro dhe David Gothard regjisor e producent nga Britania e Madhe. "Kemi punuar shum q ky festival, edhe pse edicioni i par kt vit, t paraqitet para publikut n mnyr sa m profesionale.


Kemi arritur t bjm nj program mjaft trheqs dhe do t kemi nderin t jemi nikoqir t disa emrave mjaft t njohur t kinematografis botrore si Vanessa Redgrave, Hans Christian Schmid, Siddiq Barmak", - tha Vjosa Berisha.


"Mbetet t shohim se si do t pritet ky festival nga publiku dhe çfar do t'i sjell n vitet n vazhdim, si komunitetit artistik n Kosov, ashtu edhe Prishtins si qytet.


Ne shpresojm se festivali do t arrij t jet nj imazh i bukur i Prishtins dhe Kosovs, duke promovuar kulturn dhe zhvilluar kinematografin e vendit. sht ende hert t thuhet se kjo do t arrihet shpejt, por ne do t punojm q festivali t zhvillohet me sukses."


Pr mediat dhe publikun do t jen edhe takimet e pasdites "Takohu me..." pr nj bised me të ftuarit e festivalit. Cikli i ktyre ta

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›