E Shtunë, 31 Tetor 2026

I gjejne kompjuterin e vjedhur ne kasolle

MALLAKASTER- Zyra e drejtorit te shkolles 9-vjecare Visoke ne rrethin e Mallakastres, ra pre e hajduteve qe munden te pervetesonin nje kompjuter se bashku me aksesoret e tij, si dhe disa pajisje laboratorike me vlere 3 milion leke te vjetra. Policia njoftoi se per ngjarjen qe ndodhi dy dite me pare, jane zbuluar gjurmet e duarve dhe kembeve te autoreve, duke cuar keshtu ne rrethana lehtesuese per zbardhjen e hajduteve qe jane ende te paidentifikuar. Hajdutet moren me vete bashke me kompjuterin edhe gjite te dhante shkolles qe ndodheshin ne te, te cilat fatkeqesisht nuk jane ruajtur asgjekundi tjeter. Mesohet se autoret e vjedhjej kane mundur te thyejne xhamin e deres kryesore per te hyre ne brendesi te ambienteve, e me pas kane vepruar ne te njejten menyre edhe me deren e drejtorise. Policia shoqeroi dis persona te fshatit, midis se cileve edhe nje 14-vjecar, K. Xh, i cili pohoi se komjuterin e kishte fshehur ne kasollen e tij. Jane shoqeruar edhe tre nxenes te tjere qe dyshohen si bashkeautore.
R. Saraci

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›