E Shtunë, 31 Tetor 2026

I gjendet droge e arme ne shtepi arrestohet kryeplaku

15/10/2010Temal se bashku me te birin. Policia i gjeti 15 kg hashash dhe automatik

SHKODER- Arrestohet per mbajtje droge dhe armesh ne banese kryeplaku i fshatit Temal se bashku me te birin. Drejtoria e Policise se Qarkut te Shkodres nepermjet drejtorit te saj Arjan Bozhaj ka dale me nje deklarate per shtyp me ane te se ciles ka bere te ditur arrestimin tyre. Bozhaj informoi per arrestimin e kryeplakut te fshatit Vile te komunes Temal shtetasit 60-vjecar Ndoc Marashi si dhe djalit te tij shtetasit 33-vjecar Pjeter Marashi.

Arrestimet

Arrestimi i ketyre dy shtetasve u be pasi ne baze te informacioneve te marra ne rruge operative si dhe gjate kontrollit te ushtruar ne banesen e tyre u gjeten dhe u sekuestruan ne cilesine e proves materiale nje sasi e konsiderueshme lende narkotike cannabis sativa si dhe arme zjarri e municione te cilat i mbanin pa leje. Shtetasve Marashi iu gjeten dhe sekuestruan ne banese rreth 15 kilogram bime narkotike cannabis sattiva nje arme zjarri automatik nje arme gjahu cifte si dhe nje sasi e konsiderueshme fishekesh te modeleve te ndryshme. Nga ana e policise u kryen te gjitha veprimet e duhura procedurale e hetimore dhe materialet ne ngarkim te shtetasve Ndoc dhe Pjeter Marashi do i kalojne per ndjekje te metejshme Prokurorise se rrethit gjyqesor Shkoder per veprat penale shperdorim detyre kultivim dhe mbajtje te bimeve narkotike si dhe prodhim dhe mbajtje pa leje te armeve dhe municioneve luftarake. Nuk eshte rasti i pare qe perfshihen ne kultivimin e droges kryepleqte e zonave te thella te Shkodres. Pak kohe me pare nje tjeter u arrestua pasi nuk kishte raportuar qe ne fshatin e tij kultivohej hashash.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›