I grabitën 1.4 mln lekë postieres, një nëpranga, një në kërkim
GJIROKASTER-Një person është arrestuar në Gjirokastër për veprën penale të grabitjes me dhunë, kurse një i dytë është shpallur në kërkim.
Policia e Gjirokastrës bëri të ditur se është arrestuar shtetasi Adriatik Mine pasi kërcënoi dhe më pas grabiti puinonjësen e Postës së qytetit. Shuma e parave e grabitur ka qënë rreth 1.4 milionë lekë të vjetra.
Të njëjtat burime bënë të ditur se ngjarja ka ndodhur më 4 Gusht, ndërsa punonjësja e postës ishte duke ecur në rrugë. Dyshohet se Adriatik Mine së bashku me një person të dytë, emri i të cilit nuk bëhet ende i ditur ka kërcënuar me jetë punonjësen nëse nuk dorëzon cantën me para. Pasi postierja ka dorëzuar cantën, ata janë larguar në drejtim të paditur. Pas denoncimit në polici nga ana e punonjëses së postës, ngjarja u zbardh pas rreth një muaji duke vënë në pranga një prej autorëve dhe shpallur në kërkim një të dytë.
(d.b/BalKanWeb)