Kuzhe nuk kërkon rreziqe: Në Rumani do të mbrohemi
TIRANE-Tani është ora e së vërtetës. Pas më shumë se një viti në krye të kombëtares, për Josip Kuzhenë është kohë që të shohë se çfarë ka ndërtuar. Nuk ka më miqësore, tani çdo gjë është serioze dhe tekniku kroat është i vetëdijshëm për këtë. Në prag të nisjes për në Rumani, Kuzhe deklaron se ka ende shumë dilema për të zgjidhur në lidhje me formacionin, ndërsa shprehet i zhgënjyer nga paraqitja në miqësoren me Apoloninë. "Ishte një rezultat negativ për ne, nuk jam fare i kënaqur nga ekipi", shprehet kroati.
Pas shumë miqësoresh, tani duket koha e së vërtetës. Si është gjendja e ekipit para ndeshjes me Rumaninë?
Para një viti unë kam bërë një takim me lojtarët dhe u kam thënë që kjo periudhë duhet të shërbejë si fazë përgatitore për ndeshjet kualifikuese të Europianit. Dhe tani, pas një viti unë i besoj skuadrës sime, u besoj të gjithë lojtarëve dhe mendoj se mund të marrim një rezultat të mirë. Nuk dua të flas për objektiv final, por dua të them që i besoj skuadrës.
Shqipëria ka 4 edicione radhazi që nuk humb në ndeshjen e parë, do ta ruani këtë ecuri?
Unë shpresoj, shpresoj shumë. Ne shkojmë në Rumani për një rezultat pozitiv, që do të thotë barazim ose fitore.
Luajtët një miqësore me Apoloninë, ku skuadra nuk bindi...
Sigurisht që të barazosh në një miqësore, 3 ditë përpara ndeshjes zyrtare, për ne është një rezultat negativ. Nuk jam i kënaqur nga ekipi, por mendoj se kjo erdhi si pasojë e lodhjes dhe faktit se futbollistët patën një mungesë motivimi total. Nuk besoj se kjo do të ndodhë me Rumaninë.
Skuadra u duk shumë nervoze dhe nën presion, po ju si trajner jeni nën presion përpara kësaj sfide?
Jo, jo. Njerëzit që jetojnë me mua i dinë emocionet e mia. Viti i fundit për mua ka qenë shumë i kënaqshëm, sepse kemi luajtur tre ndeshje zyrtare dhe disa miqësore, duke i shfrytëzuar për gjëra të tjera. Nervat e lojtarëve nuk vijnë nga presioni, por nga përgjegjësia që ata kanë për ekipin kombëtar dhe për publikun.
Si do të luajë Shqipëria në Rumani?
Shikoni, ne kemi 13 futbollistë nga të cilët do të dalë edhe 11-shi i parë. Janë Beqaj, Dallku, Curri, Vangjeli, Agolli, Lila, Bulku, Duro, Muzaka, Skela, Salihi dhe Bogdani. Por, dilema ime është për strategjinë, të luajmë një ndeshje të hapur me dy sulmues apo në mbrojtje dhe me kundërsulm. Nëse luajmë me dy sulmues është e lehtë edhe për mua, pasi do luajë Bogdani dhe heroi i Shqipërisë në 4 ndeshjet e fundit, Salihi. Por, nëse luajmë me një, kjo do të jetë një zgjedhje e vështirë.
Përse?
Sepse do të më duhet të zgjedh mes një lojtari si Bogdani, që ka aftësi të shkëlqyera për të mbajtur topin dhe Salihit, që është emri numër 1 i Shqipërisë në ndeshjet e fundit. Por, ndoshta do më duhet të marr një vendim të vështirë dhe Salihi të ulet në stol. Ndoshta mund të luajë secili nga një pjesë loje, për këtë do më duhen edhe 24 orë për ta vendosur, pasi t'i kem parë lojtarët në stërvitjen e fundit.
(d.b/GSH/BalkanWeb)