E Shtunë, 31 Tetor 2026

Akuzat e VokshitProkuroria: Do pyetetRrahman Selmanllari

TIRANE-Politika dhe hetimi rikthen sërish në skenë Rahman Selmanllarin. Bëhet fjalë për biznesmenin, mik i Shkëlzen Berishës, djalit të kryeministrit, i cili në dy vitet e fundit, më së shumti është përfolur për përfshirjen në çështjen Gërdeci, por që në fund u thirr vetëm si dëshmitar.

Burime nga prokuroria e Tiranës pohuan për Gazeta Shqiptare se Rahman Selmanllari, do të ulet përballë hetuesve, “pasi dëshmia e tij shihet si mjaft e vlefshme për të hedhur dritë mbi akuzat e rënda ndaj deputetes së PD-së, Albana Vokshi dhe prej kësaj të fundit, në adresë të kreut të Partisë Socialiste dhe njëkohësisht kryebashkiakut Edi Rama”.
Njësia e specializuar Task-Force pranë Prokurorisë së Tiranës ka firmosur dje fletëthirrjen për Selmanllarin, biznesmenin që rezulton të ketë 50 për qind të aksioneve të shoqërisë “Vision Construcion”, sh.p.k me administrator dhe bashkë-aksioner me 50 për qind Arian Tartarin, personin që bashkëjeton me deputeten Vokshi.
“Nga dokumentet rezulton se shtetasi Rrahman Selmanllari është bashkaksioner 50 me 50 për qind me Arian Tartarin në shoqërinë ‘Vision Construcion’, ndaj e çmuam të nevojshme thirrjen e tij në prokurori”, tha një burim zyrtar në Prokurori.

Gazeta Shqiptare zbulon gjithashtu ne numrin e sotem fijet e hetimit që cuan nga deklarata e deputetes Albana Vokshi drejt mikut të djalit të kryeministrit, Rrahman Selmanllari.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›