I hapet rruga aplikimit, BE: Problem kriza politike dhe liria e mediesNga David Brunnstrom dhe Justyna Pawlak, Reuters Ministrat e Bashkimit Evropian pranuan të hënën që të procedojnë me aplikimin e Shqipërisë për të hyrë në bllokun prej 27 vendesh,
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
I hapet rruga aplikimit, BE: Problem kriza politike dhe liria e mediesNga David Brunnstrom dhe Justyna Pawlak, ReutersMinistrat e Bashkimit Evropian pranuan të hënën që të procedojnë me aplikimin e Shqipërisë për të hyrë në bllokun prej 27 vendesh, një hap fillestar në një proces të gjatë drejt anëtarësimit të mundshëm për shtetin ballkanik.
Komisioni Evropian, ekzekutivi i bllokut, do të përgatisë tani një vlerësim në lidhje me gatishmërinë e Shqipërisë për të nisur bisedimet e anëtarësimit.
Nëse do të lejohet të nisë bisedimet, Shqipëria do të bëhet një kandidat zyrtar dhe do t’i kërkohet të plotësojë një varg reformash të shumta politike dhe ekonomike për të arritur standardet e BE, një proces që mund të kërkojë disa vite.
Komisionari i BE për Zgjerimin, Olli Rehn, ka këshilluar se Shqipëria, e cila doli nga komunizmi në vitin 1991, pak vite më vonë se shumë nga simotrat e saj të bllokut sovjetik, ka ende shumë rrugë për të plotësuar standardet e BE.
Vendi i varfër me 3 milionë banorë, anëtar i NATO-s që vitin e kaluar, që ka aplikuar për t’u bashkuar me BE në prill, duhet të kryejë reforma të shumta për të përmirësuar zbatimin e ligjit dhe pavarësinë e gjyqësorit, sikurse duhet të rrisë pavarësinë e medies.
Reformat politike janë gjithashtu kyçe dhe bojkoti i vazhdueshëm i parlamentit nga opozita shihet si një pengesë themelore, thonë diplomatët.
Socialistët shqiptarë kanë bojkotuar parlamentin që prej zgjedhjeve të 28 qershorit, kur demokratët në qeverisje fituan një mandat të dytë me një marzh më të ngushtë se në çdo palë zgjedhjesh të mbajtura në vend që prej rënies së komunizmit.