E Diel, 1 Nëntor 2026

I harruar nga fëmijët, 70-vjeçari shpall vdekjen që ta kujtojnë

hajdariHajdar Lila, 70 vjeç nga Fushë Kruja, është bërë personazh i një historie jo të zakonshme.

I harruar prej vitesh nga tre fëmijët dhe të afërmit e vet, ai ka shpallur vdekjen e tij, në mënyrë që ti mbledhë të gjithë njerëzit e tij të dashur.

Ai ka thënë për A1 Report se është kthyer para disa vitesh nga Kanadaja. Gjatë kohës që jetonte në Kanada, të afërmit e mbanin afër, për shkak se, siç thotë ai, u dërgonte para.

Por, kur u kthye pa pasuri në Shqipëri, të gjithë iu larguan, duke nisur nga tre fëmijët e vet.

Për këtë arsye, ai shpalli vdekjen e tij sot, në mënyrë që fëmijët dhe të afërmit ti vinin në varrim.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›