I heqin patentën sepse po i jepte biçikletës e dehur
Një vajze të re në Caserta të Italisë i është hequr patenta, sepse ka qenë duke i dhënë biçikletës në gjendje të dehur. Duket e çuditshme, por është e vërtetë. Punonjësit e policisë e kanë ndaluar vajzën dhe i kanë bërë një kontroll për alkoolin dhe kanë arritur në përfundimin se ajo ka qenë duke i dhënë biçikletës nën efektin e konsumimit të alkoolit. Vajza e ka mohuar këtë gjë, duke thënë se kishte ngrënë disa bonbona, të cilat, me sa duket kanë pasur brenda edhe pak alkool. Por, pavarësisht kësaj, asaj i është hequr patenta për një kohë.