E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kalorës dhe kuaj race shqiptare në Tiranë

Entela Resuli

Po të kërkonim një kafshë fisnike, kali do ishte i pari. Për fat të keq, ne nuk përfitojmë shumë nga fisnikëria e tij, sepse si komb kemi me këtë kafshë marrëdhënie të ftohta, çka shpjegon mungesën e traditës në sportin e kuajve. Vitet e fundit duket se diçka po ndryshon në këtë marrëdhënie. Diçka është tentuar, pak nga shteti e shumë në mënyrë private. Janë realizuar disa gara modeste, por aq. Ka më shumë se 5 vjet që dikush ka marrë përsipër të bëjë diçka ndryshe, dhe vetëm. Në Kashar, prapa City Park-ut, tashmë gjendet një Akademi gjigante hipizmi. Një sipërfaqe prej tetë hektarësh e gjysmë është ndërtuar nga kalorësi Xhaferr Lami. Kjo është e para e këtij lloji në Shqipëri që ka për qëllim të pregatitë kalorës për gara të ndryshme, por edhe për ata që duan të mësojnë sportin e kalërimit thjesht për pasion dhe për këtë kanë dëshirë të ndjekin një kurs të caktuar, kjo akademi u vjen në ndihmë. Ne kemi folur me presidentin e kësaj ngrehin që përpos asaj që ka shpenzuar ka një lidhje shpirtërore me këtë sport dhe me kalin në veçanti.

Kjo është e para shkollë dhe se si ka ardhur deri këtu është vijim i një rruge që presidenti i saj po e ndjek qysh prej dhjetë vjetësh.

Z. Lami, pse vendosët që të ndërtonit këtë akademi pikërisht në këto momente?

Mendoj se erdhi momenti. E kërkonin kushtet që unë të realizoja këtë kompleks, i cili është gjigant për nga hapësira. Janë 3 manezhe (fusha). Është një fushë 75 me 60, që e kemi ndërtuar me prespektivën për të organizuar gara ndërkombëtare; është fusha tjetër që është për stërvitje, me përmasa 65 me 25, po ashtu edhe një fushë e mbuluar 100%.

Çfarë sipërfaqe zë?

Si sipërfaqe zë rreth 8 hektarë e gjysmë. Qëllimi i kësaj akademie është, të pranojë pak njerëz dhe tu japë shkollim profesional, si dhe të mbledhë së bashku një grup miqsh rreth një hobi. Akademia deri tani ka 35 kuaj që janë të gjithë të standardeve për gara, kapërcim me pengesa, dhe pak kuaj për qejf. Unë jam munduar të mbledh racat më të mira në botë. Do mundohem të bëj kombinimet e racave për të krijuar dhe një racë shqiptare. Deri tani nga kombinimet që janë bërë kanë lindur 6 kuaj.

Çfarë kushtesh duhet të plotësojë një person që të bëhet pjesë e akademisë tuaj?

Është pak specifike të jesh kalorës, nuk bëhesh dot kollaj. Nuk është aq e thjeshtë. Binomi kalë-njeri është pak delikat, duhet të kapësh reflekset dhe të komunikosh me kalin në çdo moment.

Ka një standard moshe të caktuar apo?

Jo, nuk ka aspak moshë. Sporti i kuajve është një nga sportet që të zhvillon dhe të bën mirë mendërisht dhe fizikisht sepse je në lëvizje që nga maja e gishtit dhe deri te qimja e flokut. I gjithë trupi është në lëvizje.

Sa do të zgjasë një kurs për një përgatitje mesatare?

Veç për të mësuar ca elementë bazë të sportit të hipizmit të duhet patjetër një 6 mujor. Duhet dhe ta ndjekësh rregullisht. Pastaj po të kapi adrenalina nuk e lë dot më edhe sikur të duash. Të paktën njëherë në dy ditë duhet patjetër që të jesh në kontakt me kalin. E për tu bërë një kalorës i mirëfilltë kjo shkollë ka një specifikë tjetër që, duhet ta fillosh çdo gjë nga A-ja. Ta marrësh e ta pregatitësh vetë kalin.

Kjo akademi, është e para në Shqipëri?

Për mendimin tim është e para. Janë disa fusha hipizmi si në Tiranë, Durrës, Berat e Shkodër, por nuk kanë kualifikimin e duhur për të dhënë mësim, janë në formën e klubeve. Akademia është e organizuar në mënyrë të përsosur. Prespektiva jonë me Shqipërinë është që të organizojmë aktivitete ndërkombëtare. Planet tona janë që një event të tillë ta organizojmë vitin tjetër. Madje jemi në procedura e sipër që një kalorës gjerman të marrë nënshtetësinë shqiptare në mënyrë që të na përfaqësojë ne si komb në gara jashtë Shqipërisë.

Pse duhet të merrni një gjerman të përfaqësojë Shqipërinë, e jo një shqiptar?

Sepse Shqipëria nuk ka një traditë hipizmi. Federata është krijuar nga fundi i viteve 80. Konkurrimin në gara të forta jashtë nuk mund ta bëjë dot momentalisht asnjë kalorës shqiptar.

Kushton ky sport?

Deri tani nuk është se kemi vendosur çmim. Po punojmë me pak njerëz, kryesisht miq apo të afërm. Janë 5 veta që vijnë stërviten rregullisht. Ky sport do pjekuri dhe maturi. Duhet të punojë mendja, përndryshe nuk bëhet. Duhet të japësh emocion, duhet të përshtatesh me kalin. Se ke dhe mendjen e kalit, nuk ke vetëm mendjen tënde.

Është kali një kafshë e përshtatshme?

Po, për mua është më i zgjuar se njeriu, mendojë se merresh më shumë vesh me kalin se sa me njeriun. Dy njerëz nuk i bën dot me një mendje, ndërsa me kalin bëhesh.

Pse është në hije Shqipëria me këtë sport?

Po se vëmendja përqendrohet tek ato sporte që nuk mund të bëhen dot kurrë në Shqipëri, siç është futbolli, basketbolli, noti. Ndërsa peshengritja, mundja apo hipizmi që janë sporte individuale, duhet të shihen me një sy tjetër nga shteti. Këtu nuk të japin ndihma. Unë e bëj për pasion se jam lidhur me ketë punë dhe nuk bëjë dot pa të.

Kur fillojnë regjistrimet?

Ata që unë kam dashur kanë ardhur. Mendojë se në fund të vitit  gjithçka do të jetë gati për të gjithë ata që kanë dëshirë. Unë jam i hapur që kush dëshiron, të vijë, dhe kush do të mësojë, ti jap mësime.

 

Xhaferr Lami, kalorësi në një epokë

 Kalorësi kampion i Shqipërisë ka pasur një lidhje të hershme me sportin. Por, jo me atë të hipizmit. Në rinin e tij ka qenë notar edhe këtu ka shkëlqyer duke u shpallur disa herë kampion noti. Dhjetë vjet më parë një hipje në kalë do ti kushtonte që gjithë pjesën tjetër të jetës tia kushtonte kësaj kafshe fisnike. E ka filluar duke u praktikua për qejf por adrenalina e joshi për ta vazhduar më tej duke u bërë tashmë një sportist profesionist në hipizëm. Në kompleksin e tij tashmë ka 35 kuaj, të gjithë i ka për zemër, por vetëm me njërin prej tyre del në gara. E kur e pyet Lamin se kur i ka kontaktet e para me kalin nuk e ka të vështirë të kujtohet edhe pse i duket sikur ka një jetë;

Kontaktet e mia të parë janë që në fëmijëri, por nuk kam pasur mundësi të merrem më të gjatë. Duhet të bashkosh mundësin me dëshirën për të arritur të bësh diçka. Ky është një sport që kushton.  Para dhjetë vjetësh unë fillova të merresha sistematikisht. Ky kompleks që po bëhet ka që në 2006 që ka filluar të ndërtohet.

Këto vite nuk kanë kaluar bosh për Xhaferrin i cili është nderuar disa herë me çmime, më  i fundit ka qenë vendi i parë në Kupa e Republikës 2011 dhe vitin e kaluar ku u vlerësuar me Kupën “Akademia e Hipizmit” 2010. E ndërsa kanë kaluar kaq kohë ai ka kuptuar se; Nga kali nuk ndahem dot. Kam një lidhje shpirtërore shumë të forte. Për mua është sport elitar dhe aristokrat. Një njeri që nuk ka as dashuri as dhembshuri është shumë e vështirë të merret me kalin. Kali, ashtu si njeriu  do dashuri. Pas kësaj eksperience ai e ka një dëshirë; Po shpresojmë të formojmë ekipin kombëtar. Duhet të jemi ta paktën 3 kalorësa që të marrim pjesë në garat ndërkombëtare. Ajo hapësirë që ai ka krijuar për kuajt dhe të pasionuarit pas tyre çmimet që do të paguajnë njerëzit që dot të vijnë në akademi nuk mund ti mbulojnë dot lekët që janë hedhur. Mund ti mbulojnë por pas 20 vjetësh ndoshta.  Ky sport është i kushtueshëm duke filluar që nga veshja specifike për përdoret e deri tek kuajt si dhe përkujdesja e tyre.

Sport i kripur

Sportin e hipizmit përveç se ta kesh

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›