E Diel, 1 Nëntor 2026

Nobeli për kimi shkon për zbuluesin e kuazi- kristaleve

Ilustrim i struktures se kuazi- kristaleve

Një shkencëtar nga Izraeli ka fituar çmimin Nobel në kimi për vitin 2011. Kimisti Daniel Sheshtman e ka fituar çmimin për zbulimin e kuazi- kristaleve. Bëhet fjalë për trupa solidë me një simetri të pazakontë të atomeve të tyre. Këto të fundit janë rregulluar sipas një modeli që nuk përsëritet kurrë. Më përpara një rregullim i tillë cilësohej si i pamundur. Kuazi- kristalet të kujtojnë strukturat e mozaikëve islamikë, që mund të shiheshin në mesjetë në pallatin Alhambra në Spanjë, thuhet në motivimin për çmimin. Sheshtman do marrë 1.1 milion euro. Çmimet Nobel për kimi kanë shkuar kryesisht për shkencëtarë amerikanë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›