I hetoi kundër korrupsioni, heqin dorë nga bizneset

Agjencia kundër korrupsionit ka marrë vendim që ti mbyll tre raste për konfliktit të interesit pasi që në dy raste është parandaluar situata e konfliktit të interesit gjatë ushtrimit të funksionit publik, ndërsa në një rastet tjetër zyrtari i është shmangur konfliktit të interesit.
Agjencia kishte trajtuar rastin për situatën e dyshuar për konflikt të interesit ndaj zyrtarit Mërgim Lushtaku - Drejtori i Departamentit për integrime Evropiane, koordinim të politikave, në Ministrin e Administratës Publike. Sipas Agjencisë, në këtë rast është parandaluar situata e konfliktit të interesit gjatë ushtrimit të funksionit publik, sikurse ka ndodhur edhe në rastin e zyrtarit Agim Millaku-Zëvendës kryeinspektor në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale. Ndërkaq, Bajram Kelmendi Drejtor në Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës është mbyllur për shkak se ai i është shmangur konfliktit të interesit.
Rasti i hapur nën dyshimin e bazuar për Konflikt të Interesit ndaj Millakut ishte bërë, pasi i njëjti ka qenë i autorizuar i një biznesi privat. Në ndërkohë ai, pas vërejtjes që i ka bërë AKK-ja ka dërguar dosjen ku tregon që ka hequr dorë nga ai biznes.
Kurse, Kelmendi kishte pranuar se ishte i autorizuar edhe në biznesin “Kelmendi GmbH”, që është pronë e vëllait të tij. Sipas AKK-së Kelemndi, në aftin e caktuar kohorë ka paraqitur dëshmitë që tregojnë që i është shmangur konfliktit të interesit, respektivisht ka hequr dorë duke qenë person i autorizuar në biznes.
Agjencia, thotë se ka parandaluar situatën e konfliktit të interesit gjatë ushtrimit të funksionit publik, të Lushtakut, megjithëkëtë vendimi i Agjencisë për këtë zyrtarë që është i bërë publik në ueb-faqen e AKK-së nuk hapet.
Siç dihet Ligji për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik e kufizon Zyrtarin e lartë që gjatë ushtrimit të funksionit publik nuk ka të drejtë të ushtrojë veprimtari private ose funksione publike që janë në papajtueshmëri me këtë ligj. /Indeksonline/