E Shtunë, 31 Tetor 2026

Renoir në ankand

Shtëpia e ankandeve, Christie’s, ka njoftuar se do ta hedhë në shitje veprën e punuar në vaj të piktorit të njohur francez të periudhës së impresionizmit, Pierre-Auguste Renoir, “Bagneuse” (Larësja), vlera e së cilës besohet se do të shkojë diku mes 18 dhe 24 milionë dollarë.

Ndryshe, piktura është punuar në vitin 1888, dhe do të shitet më 20 qershor në Londër, gjatë një ankandi në të cilin do të ofrohen për shitje edhe disa vepra të tjera të impresionistëve dhe të artit modern.

Veç Renoir, më 20 qershor në shitje do të jenë edhe pikturat: “Gruaja me Qen” e Pablo Picasso, që vlerësohet mes 9 dhe 14 milionë dollarë; si dhe vepra të ndryshme të Paul Gaugiun, Edgar Degas dh Rene Magritte.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›