E Shtunë, 31 Tetor 2026

I jep të dashurit udhëzime se si ti propozojë martesë

Jordin Sparks i ka dhënë udhëzime të dashurit të saj, këngëtarit, Jason Derulo se ti propozojë asaj martesë.

Te dy këngëtarët janë në lidhje për më shumë se 18 muaj dhe deri më tani nuk kanë mbajtur asgjë sekrete për planet e tyre në jetën private. Të dy u afruan edhe më shumë me njëri tjetrin pas një lëndimi që Jason pësoi gjatë përgatitjeve për turneun e tij, meqë rast theu qafën. Jordin gjatë kësaj kohe i qëndroi afër duke u bërë thjeshtë një person perfekt për të.

"Unë e kamë një datë në mendje dhe dua ta befasojë atë por Jordin po më jep udhëzime se si ta bëjë propozimin. Së pari, ajo më thotë se unë duhet ti kërkojë leje të atit të saj", ka thënë Jason për ‘National Enquirer’./Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›