E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sikur ta njihnit Amy Whinehouse

Babai i këngëtares së ndjerë, Amy Winehouse, Mitch Whinehuse thotë se do të donte që njerëzit të kuptonin se çfarë personi ishte e bija e tij.

I ati i Amy-t, ka thënë se ajo i donte shumë njerëzit dhe ishte shumë e mirë me ta e sidomos me fansat.

"Sikur të gjithë ta shihnin se si ajo sillej me njerëzit e tjerë. Kur kënga ‘Back to Black’ u publikua, ne shkuam të Londër dhe vizituam dyqanet të cilat ajo i frekuentonte. Aty ku të gjithë e bijën time. Por, edhe Amy i njihte të gjithë ata njerëz”, tha Mitch.
Sipas tij, problemet që e bija pati me drogën, i kanë mbuluar të mirat e saj dhe mirësinë e vërtetë që ajo kishte për fansat dhe gjithë të tjerët/Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›