I jepet lamtumira Brian Filipit

Është zhvilluar ceremonia mortore e futbollistit të Ravenës dhe të kombëtares Shpresa të Shqipërisë Brian Filipi. Në katedralen e vogël të qytetit të Cervias ishin mbledhur shumë njerëz për ti dhënë lamtumirën e fundit Brian-it. Mbi dy mijë njerëz kanë qenë të pranishëm në këtë lamtumirë të dhimbshme. Katedralia e Cervias ka qenë tepër e vogël për të mbajtur gjithë personat që kishin ardhur , ashtu sic nuk kishte vënde per lulet e shumta të sjellura nga ultrasit e Ravenës. Lule kanë mbërritur dhe nga Rimini, Cezena dhe Cervia. Të pranishëm kanë qenë kryebashkiaku i Cervias dhe Ravenës. Presidenti i Ravenës me të shoqen. Trajneri aktual i Katanias ish i Ravenës Atzori i cili ka pasur te veshur një fanellë me mbishkrimin "Ciao Brian". Ai ka thënë : "Për mua është sikur të kem humbur një djalë".
I pranishëm ka qenë dhe ambasadori Shqiptar në Itali Z.Kola. Nuk mund të mungonte futbollisti i Kievos dhe i kombëtares Shqiptare Erion Bogdani i cili ka deklaruar se : "Golin e realizuar ndaj Xhenoas ja kam dedikuar Brianit të cilin e kam njohur kur unë isha në kombëtare dhe ai në kombëtaren U-21".
Arkivoli me trupin e pajetë të Brian-it do të qëndrojë në morgun e Cervias dhe diten e marte do të niset për në Shqipëri për tu varrosur