E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA/ Arrestohet vrasësi i pesë fëmijëve

Autoritetet policore në SHBA kanë arrestuar Mesak Damas, 33- vjeçarin e dyshuar për vrasjen e pesë fëmijëve dhe bashkëshortes në shtetin e Floridas. Damas u arrestua në Port Prince të Haitit. Lajmi është bërë i ditur nga autoritetet haitiane, të cilat kanë njoftuar ambasadën amerikane në vendin e tyre. Ata kanë theksuar se burri ishte kapur në afërsi të aeroportit të Port Prince dhe tani ndodhet nën ruajtjen e autoriteteve haitiane, në pritje të ekstradimit. Ai ishte fshehur në shtëpinë e një miku. Damas, me origjinë haitiane, dyshohet për masakrimin e të gjithë familjes së tij, javën e kaluar në qytetin North Naples të Floridas, në SHBA dhe më pas është arratisur për në Haiti, përpara se policia amerikane të zbulonte krimin. Makina e tij ishte gjetur në aeroportin e Majemit.
Sipas akuzës, njeriu i masakrës ka vrarë të shoqen, Guerline Damas, 32 vjece, si dhe pesë fëmijët e moshës 11 muajsh deri në nëntë vjec. Deri më tani janë të panjohura motiet e kësaj ngjarjeje. Policia amerikane nuk ka dhënë detaje të mëtejshme për këtë tragjedi familjare, duke u shprehur vetëm që ka qënë një masakër e tmerrshme dhe një skenë e dhimbshme. Personi që ka informuar policinë që autori i dyshuar i krimit mund të ishte arratisur drejt Haitit, ka qënë i ati, Zhan Damas.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›