E Shtunë, 31 Tetor 2026

I jepet lamtumira e fundit aktorit Agim Qirjaqi

Keto jane veprat te cilat do ta bejne te paharrueshem aktorin e madh te skenes shqiptare Agim Qirjaqi. I ndare nga jeta ne moshen 59-vjecare nga nje semundje e rende, sot i jepet lamtumira e fundit, nga miq, kolege e politikane. "Pjata prej druri" eshte vepra e fundit, me te cilen artisti mbylli karrieren e tij. Koleget e vleresojne Qirjaqin si aktor intelektual e me vlera te rralla.

"Sot u nda perfunimisht nga teatri shqiptar aktoi super intelektual qe ka pasur skena shqiptare. Ai ka pasur nje diapazon te gjere, i kompletuar si artist, si regjisor, si pedagog, si aktor me nje kulture te larte profesionale, e mbi te gjitha me nje vecanti krejt specifike ne interpretimin e tij", thote regjisori Gezim Kame.

"Sot per teatrin eshte nje dite zie, ka humbur nje nga aktoret me te mire te saj. Nje aktor qe dallohej per shume cilesi te mira. Gjithmone jepte nje mesazh, dhe mesazhet qe jepte ai ishin afatgjata", shprehet aktori Anastas Kristofori.

Ne homazhet kushtuar Qirjaqit shprehen ngushellimet edhe kreret me te larte te shtetit shqiptar. "Shpreh dhimbjen time per kete ndarje te parakohshme nga jeta te zotit Qirjaqi, i cili ka lene mbresa te pashlyeshme te secili prej nesh. Ne keto momente pikellimi do te thoja, artistet qe lene vepra te medha e kane e nje shans pertej vdekjes, qe do vazhdojne te percellin profilin e tyre artistik por dhe njerezor, dhe per brezat qe do te vijne prapa", u shpreh presidenti Bamir Topi.

"Detyrohem te gjej fjale qe ne fakt jane shume te veshtira per tu gjetur per te shprehur respektin, mirenjohjen dhe permasen e nje humbjeje sic eshte humbja e nje artisti qe ka lene gjurme ne kujtesen e secilit dhe ne kulturen tone kombetare", tha kreu i PS, Edi Rama. Ne karrieren e tij ne teater Qirjaqi numeron mbi 100 role dhe 15 te tilla ne kinematografi.

Vilma Masha

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›