Basha: Në vjeshtë shqiptarët do të lëvizin pa viza
Shqiptaret do te lëvizin pa viza drejt vendeve te Bashkimit Evropian qe kete vjeshte. Keshtu deklaron ministri i Brendshem Lulzim Basha, ne nje interviste ne Alsat, per emisionin "Kontrast" te gazetarit Pandi Gjata. “Unë shpresoj shumë që lëvizja e lirë për qytetarët shqiptarë do të ndodhë shumë përpara Krishtlindjeve. Shpresoj që ky realitet të jetë realitet 2-3 muaj më parë. Detyra jonë si qeveri është të plotësojmë të gjitha detyrimet tona dhe unë mendoj se këtë e kemi bërë.
• Intervista e plotë e ministrit Basha
• Miratohen kapitujt e fundit të pyetësorit
Tashmë u takon partnerëve tanë ndërkombëtarë që me procedurat e tyre transparente, objektive dhe duke ruajtur kredibilitetin e procesit sic e ruajtën dhe në rastin e 3 vendeve të tjera, të veprojnë pa vonesa. Natyrisht ka disa vonesa të cilat kondicionohen për shkak të pushimeve të verës, por që shpresojmë që këto vonesa nuk do ta shtyjnë procesin përtej vitit 2010. Vendimmarrja dhe implementimi i vendimmarrjes do të bëjë të mundur që shqiptarët të festojnë krishtlindjet dhe Vitin e Ri në hapësirën shengen si shqiptarë europiane” tha Basha.
Sipas ministrit kushtet jane plotestuar dhe te gjitha vendet e Bashkimit Evropian mbështesin kete proces. “Nuk ka asnjë vend i cili të ketë shprehur rezerva. Tek vendet mbështetëse do të rreshtoja dhe do të theksoja se ka një rëndësi shumë të veçantë kjo. Na kanë ndihmuar shumë dy vendet fqinje të BE, Italia dhe Greqia” tha Basha.
Ministri flet edhe per kerkesen e kryeministrit qe Shqiperia te vlerësohet idividiualisht. “Ajo që kërkojmë është një vlerësim objektiv, i ndershëm i arritjeve nga Shqipëria. Nuk duhet të keqkuptohet ajo që ka thënë kryeministri. Ne nuk jemi kundër faktit që vlerësimi duhet të bëhet për të dyja vendet, por vlerësimi për të dyja vendet është i veçantë” tha Basha. Ministri i Brendshem thote se do te veprohet fort qe te mos abuzohet me lëvizjen pa viza ndërsa do te nise qe nga sot edhe nje fushate ndergjegjesimi.
Taulanta Boja
Azhornuar së fundi ( e martë , 30 mars 2010 ) < I mëparshmi