I jepet lamtumira e fundit diplomatit amerikan Richard Holbrook

Presidenti Barak Obama mbajti nje eulogji ne ceremonine perkujtimore per diplomatin amerikan Richard Hollbruk duke e vleresuar ate si nje individ me vizion te qarte realist trashegimia e te cilit per paqen shtrihet ne te gjithe boten. Korrespondenti i Zerit te Amerikes Kent Klain nga informon nga Shtepia e Bardhe se udheheqesit boterore dhe zyrtaret amerikane mbudhen Qendren Kenedi te Artit Skenik ne Uashington dje ne shenje respekti per ish ambasadorin e shquar.
Presidenti Obama tha se Ricard Hollbruku ishte nje diplomat i jashtezakonshem i cili i sherbeu vendit te tij deri ne momentet e fundit te jetes.
E verteta per forcen e tij shtrihet nga Delta e Mekongut ne bisedimet e paqes ne Paris ai hapi rrugen per normalizimin e marredhenieve tona me Kinen ne sherbimin e tij si ambadador i Shteteve te Bashkuara ne Gjermanine e bashkuar ne rolin per vendosjen e paqes ne Ballkan ne forcimin e marredhenieve tona me Kombet e Bashkuara dhe punen kembengulese per avancimin e paqes dhe perparimit ne Afganistan dhe Pakistan.
Hollbruku u rezua ne nje takim me sekretaren Hillari Klinton ne Departamentin e Shtetit me 11 dhjetor. Ai vdiq dy dite me vone ne moshen 69 vjecare.Suksesi i tij me i madh konsiderohet ai i vitit 1995 kur bindi te dy palet ne konfliktin e pergjakshem ne Bosnje-Hercegovine te pranonin kushtet e Marreveshjeve te Paqes te Dejtonit.Me memorialin e mbajtur dje zoti Obama tha se vendosmeria dhe largpamesia e Hollbrukut perfunksionimin e botes ishte forca kryesore qe ndihmoi ne realizmin e marreveshjes se Bosnjes.
Gershetimi i atij realizmi dhe idealizimin qe ka perfaqesuar gjithmone ate qe eshte me e mira ne politiken e jashtme amerikane ishte ne zemer te punes se tij ne Bosnje kur negocioi dhe hartoi por edhe kercenoi ne te njejten kohe deri sa paqja u be rezultati i vetem i mundshem.
Ricard Hollbruku e filloi karieren e tij ne vitit 60-te si perfaqesues i Agjencise Amerikane per Zhvillimin Nderkombetar ne Vjetnamin e Jugut. Ai u punesua ne Departamentin e Shtetit dhe punoi per ambasadoret amerikane ne Saigon. Pa mbushur 30 vjec Hollbruku ishte anetar i delegacionit amerikan ne bisedimet e paqes ne Paris.
Me pas ai punoi me Korpusin e Paqes ne Marok sherbeu si keshilltar i kanditatit demokrat Xhimi Karter ne fushaten e tij per president ne vitin 1976 dhe mbajti post ekzekutiv ne nje firme investimesh ne Uoll Strit. Hollbruku sherbeu si ambasador i Shteteve te Bashkuara ne Gjermani dhe ne Kombet e Bashkuara dhe me ne fund si perfaqesues i posacem i Presidentit Obama ne Afganistan dhe Pakistan.Presidenti tha dje se Hollbruku pati nje ndikim te madh dhe te perhershem ne diplomacine amerikane dhe tek kushdo qe u prek prej saj.
Trashegimia e tij shihet tek femijet ne Bosnje qe mbijetuan per te krijuar familjet e tyre ne nje Evrope qe eshte paqesore e bashkuar dhe e lire si dhe tek djemte dhe vajzat e renj nga krahinat fisnore te Pakistanit te cileve ai u premtoi miqesine e vendit tone dhe besimin ne rolin qe Amerika vazhdon te luaje si fanar per te gjithe ata te aspirojne te jetojne te lire dhe me dinjitet.
Ne eulogjine e tij Presidenti Obama njfoti krijimin e nje cmimi vjetor me emrin e Hollbrukut per te nderuar sherbimin e shkelqyer ne diplomacine amerikane. Ish presidenti Bill Klinton dhe e shoqja sekretarja aktuale e Shtetit Hillari Klinton ishin mes atyre qe folen ne ceremonine pekujtimore.