Kosove Zanier vlereson zgjedhjet

Kreu i misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Lamberto Zanier, shprehet se përsëritja e zgjedhjeve në Kosovë tregon se “ekziston një përpjekje për përmirësimin e situatës”. Në këtë kuadër, ai theksoi se pas rivotimit të 23 janarit në Mitrovicë, mund të bëhet “vlerësim i situatës”.
Siç njofton zëdhënësi i misionit të OKB-së në Kosovë, Olivier Salgado, Zanier ka thënë për radion ‘Ofelia FM’ se “nuk përjashtohet ballafaqimi me një situatë, ku negociatat për formimin e qeverisë mund të marrin kohë” çka vlerësohet sipas tij si “mjaft normale”.
Zanier thekson se “është me rëndësi që si rezultat të këtij procesi të rezultojnë në një qeveri që është e mbështetur, që është përfaqësuese, që është autoritare dhe që është e njohur nga të gjithë” dhe që kjo qeveri të jetë “mjaft e fuqishme që të merret me sfidat që e presin Kosovën në rrugën e saj në të gjitha sferat”.
Lamberto Zanier është shprehur se për zgjidhjen e shumë problemeve ka nevojë për më tepër “angazhim direkt të Prishtinës me Beogradin” ndërsa “roli i Bashkimit Evropian mbetet i rëndësishëm, për shkak të perspektivës që e sjell”