Para ligjit jane te gjithe te barabarte

Para ligjit jane te gjithe te barabarte. Kjo fjali eshte shkruar ne te gjitha sallat italiane te gjyqeve. Dhe Gjykata e Larte italiane i tregoi edhe nje here Silvio Berlusconit se kjo vlen edhe per te
Kryeministrit italian Silvio Berlusconi mund ti behet proces gjyqesor per korrupsion dhe mashtrim. Diten e enjte Gjykata Kushtetuese ne Rome shfuqizoi pjeserisht ligjin e Berlusconit per imunitetin. Para ligjit jane te gjithe te barabarte. Kjo fjali eshte shkruar ne te gjitha sallat italiane te gjyqeve. Dhe Gjykata e Larte italiane i tregoi edhe nje here Silvio Berlusconit se kjo vlen edhe per te.
Berlusconi Gjykata Kushtetuese e tepron
Si i vlereson Berlusconi gjykatesit ne pergjithesi dhe ata kushtetues ne vecanti e tregoi gjate vizites se tij ne Berlin gjate konferences se shtypit me Kancelaren gjermane Angela Merkel me 12 janar ai tha se gjykata ne Itali eshte kthyer ne instrument pushteti juridik dhe e tepron me rolin kushtetues. Per me teper e gjithe kjo eshte qesharake dhe se atij aq i ben nese zhvillohet apo jo proces kunder tij. Shprehja e fytyres se Kancelares gjate sharjes se padenje te gjykatesve nga nje kryeminister ia vlente te shihej.
Menyra si e kupton Berlusconi drejtesine dhe demokracine eshte e thurur shume thjesht. Kush e kritikon ate personalisht nuk kritikon personin e Berlusconit por Kryeministrin ne post duke demtuar keshtu imazhin e vendit. Te gjithe ata qe jane kunder tij i bie te jene komuniste sepse ne fund te fundit eshte ai qe ka gjithnje te drejte dhe qe vepron gjithnje si duhet. Pas shpalljes se gjykimit qe ishte shume dermues per te me siguri do tia kete vlejtur ta shihje edhe shprehjen e tij te fytyres.
Duke pasur parasysh tri proceset kunder tij Berlusconit do ti duhet ne te ardhmen qe ta pershtase kalendarin e takimeve me gjykaten sepse vendimin nese nje arsye eshte e mjaftueshme per ta shtyre nje seance gjyqesore nuk do ta marre me ai por gjykatesit keshtu qe vendimi i Gjykates Kushtetuese ishte absolutisht i denje per nje demokraci dhe ligji per pengimin ne perputhje me ligjin e mban tani me te drejte emrin e kesaj gjykate.
Pritet zvarritje e proceseve gjyqesore
Gjykatesit pranuan se ka pune qeveritare te cilat kane fillimisht kane prioritet. Por ata hodhen poshte me te drejte justifikimin automatik te vazhdueshem te Berlusconit se ka gjithnje pune per te bere.
Nese Berlusconi do te dale vertet para gjyqit eshte e diskutueshme. Fillimisht zgjat nje muaj deri sa vendimi te hyje ne fuqi. Numri i takimeve prej te cilave Berlusconi nuk mund te heqe dore do te shtohet ne menyre masive. Avokatet e tij nuk do te lene gur pa levizur per ti zvarritur proceset. Nje prej rasteve ka mundesi te mos ndiqet juridikisht per arsye te kalimit te afatit kohor.
Pervec kesaj bashkepunetoret e Kryeministrit italian me siguri po planifikojne te nxjerrin nje version te ri te ligjit te imunitetit. Edhe nese nuk do te jete shume e lehte qe ai te kalohet ne parlament per shkak te shumices me diference te vogel te votave. Po ashtu ka edhe gjera te tjera te paparashikueshme. Gjykata Kushtetuese ka lejuar zhvillimin e nje referendumi per ligjin e imunitetit te Berlusconit. Nese mblidhen votat e duhura atehere mund te hidhet poshte edhe pjesa e mbetur e ligjit.
Qeveria Berlusconi nuk do te kete me sa duket kohe qe te merret me reformat e premtuara qe prej 16 vjetesh sepse do ti duhet serish te merret me veten. Megjithate dita e djeshme 13.1. ishte nje dite e mire per Italine.
Hetime te reja
Prokuroria italiane ka konfirmuar se Kryeministri Silvio Berlusconi po hetohet ne nderlidhje me nje rast prostitucioni e ne te cilin perfshihet nje marokene.
Mediat italiane thone se hetuesit jane duke shqyrtuar mundesine nese Berlusconi ka ushtruar presion te padrejte mbi policine per te liruar vajzen pasi ishte arrestuar nen akuzat per vjedhje.
Rasti i Karima El Mahrougut u be publik muaj me pare kur doli se Kryeministri 74-vjecar i ka kerkuar policise te liroje vajzen - ne ate kohe minorene -e cila kishte qene ne vilen e tij. Berlusconi ka thene se eshte vene padrejtesisht ne shenjester nga gjyqtaret e motivuar politikisht.