E Shtunë, 31 Tetor 2026

I jepet lamtumira e fundit shefit te policies se Permetit

Policia Shkak i aksidentit ka qene mjergulla dhe lageshtira e madhe

Mes shokesh e miqsh i eshte dhene lamtumira e fundit diten e djeshme shefit te Policise se Permetit Nuri Kercani i cili humbi jeten mbremjen e se martes ne nje aksident automobilistik. Te paret qe kane nderuar shefin e komisariatit ishin nendrejtori i pergjithshem i Policise se Shtetit Rasim Borici drejtori i policise se qarkut te Gjirokastres Emri Vata prefektja Mimoza Como kryetari i bashkise Flamur Bime si dhe drejtues te forcave te ndryshme politike.Rasim Borici nendrejtor i pergjithshem i Policise se Shtetit ka vleresuar figuren e shefit te komisariatit te Permetit duke u shprehur se Nuri Kernaci u nda nga jeta aksidentalisht teksa po kthehesh nga sherbimi. Pjesemarrja e banoreve per te nderuar kryepolicin e Permetit tregon se policia tashme eshte nje institucion i vleresuar nga komunitetit tha Borici.Dy drejtuesite larte te komisariatit te Permetit u aksidentuan per vdekje ne rrugen dytesore Kelcyre-Permet prane vendit te quajtuar Ura Veroniqit.Ne kete aksident humbi jeten Nuri Kercani shef i komisariatit te Permetit si dhe drejtuesi i automjetit Petrit Lata 43 vjec lindur ne Tropoje dhe banues ne Tirane me detyre specialiste i hetimit dhe krimit.

Ngjarja sipas policise

Policia pasi ka krqyrur ne menyre te detajuar vendin e aksidentit ka arritur ne konkluzionin se shkak per ndodhjen e aksidentit ka qene mjergulla e dendur e cila I ka veshtiresuar shikimin drejtuesit te mjetit e me pas ka shkaktuar aksidentin. Menjehere pas ngjarjes ishte Policia e Gjirokastres nepermjet nje komunikate zyrtare foli per shkaqet qe u moren jeten dy efektiveve te policise se Permetit. Ne komunikaten per shtyp thuhet se ne aksin rrugor Kelcyre -Permet nje automjet tip Benz me targa Dr 6279 B qe drejtohej nga shtetasi Petrit Lata Oficer Policie me detyre Specialist Per Parandalimin dhe Hetimin e Krimit ne Komisariatin e Policise Permet i cili ecte nga Kelcyra ne Permet si pasoje e mjegulles dhe shiut te rrembyer ka humbur kontrollin dhe eshte perplasur me borduren mbrojtese te Ures ne vendin e quajtur Veroniq. Per pasoje ka gjetur vdekjen e menjehershme drejtuesi i automjetit 43 vjecari Petrit Lata i cili ka lene pas gruan dhe dy femije. Bashke me Laten udhetonte edhe Nuri Kercani 40 vjec i martuar oficer policie me detyre Shefi i Policise se Rendit ne Komisariatin e Policise Permet i cili nga perplasja me borduren e ures ka pesuar plage te renda dhe u transportua menjehere ne Spitalin e qytetit te Permetit ku me gjithe ndihmen e dhene nga bluzat e bardha pas gjysme ore ka humbur jeten ne spital. Nga grupi hetimore rezultoi se shkaku i daljes nga rruga ishte shiu i dendur dhe mjegulla ku si pasoje e kufizimit te shikimit dhe lageshtires se madhe drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin e makines dhe eshte perplasur me borduren e ures. Aksidenti ka ndodhur teksa dy viktimat pasi kane kontrolluar sherbimet jane nisur per ne Komisariatin e Policise Permet.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›