Lushnjë, motori del nga rruga, 1 i vdekur, 1 i plagosur
Një person ka vdekur dhe një tjetër është plagosur në një aksident rrugor të ndodhur mëngjesin e sotëm në Lushnjë.
Dy të rinj kanë qenë duke udhëtuar me motor, por për shkak të shpejtësisë së madhe, kanë dalë nga rruga.
Si pasojë, ka gjetur vdekjen Dokleant Sulaj, 23 vjeç, ndërsa është plagosur kushëriri i tij, Jurgen Sulaj.
I plagosuri është dërguar në spitalin e qytetit të Lushnjës, ku po merr ndihmën mjekësore.