I jepet lamtumira pretendentit per fronin mbreteror

Ne ambientet e Kuvendit te Shqiperise u zhvillua diten e djeshme ceremonia e lamtumires se Princ Lekes se Pare te pranishem ne kete ceremoni ishin perfaqesuesit me te larte te shtetit shqiptar dhe kosovar
Diten e djeshme u percoll per ne banesen e fundit pretendenti per fronin mbreteror Leka Zogu i Pare. Ne ambientet Kuvendit te Shqiperise ku u zhvillua edhe ceremonia e lamtumires ne nder te tij ishin te pranishem kreret me te larte te shtetit shqiptar si dhe perfaqesues te larte nderkombetare. Rupi i pajete i Princ Lekes u percoll me te shtena armesh nga Garda e Republikes duke e treguar gjithe respektin per nje pinjoll te familjes mbreterore. Presidenti BamirTopi Kryeministri Sali Berisha Kryeparlamentarja Jozefina Topalli kryebashkiaku Lulzim Basha dhe nje sere personalitetesh te tjera te vendit i dhane lamtumiren e fundit duke i hedhur nje dore dhe birit te Mbretit te shqiptareve. Gjithashtu e vecante ne kete ceremoni ishte dhe prania e Presidentes se Kosoves Atifete Jahjaga. Trupi i pajete i Princ Lekes eshte varrosur ne varrezat e Sharres prane nenes se tij Mbretereshes Geraldine.
Kush ishte Leka Zogu I
Leka Zogu i Pare djali i vetem i Mbretit Zog dhe Mbretereshes Geraldine lindi ne 5 prill te vitit 1939. I ardhur prej dy ditesh ne jete ne prill te 1939 familja mbreterore nisi nje jete te re ne mergim. Pas nje shkollimit ne universitete me emer mes tyre dhe ai i Sorbones ne France trashegimtari martohet ne vitin 1975 me Princeshen Suzane. Ai shkeli per here te pare ne Tirane ne nentor te 1993 me nje vizite te papritur kur u ul ne aeroportin e Rinasit me nje avion privat por asokohe nuk u detyrua te kthehej serish mbrapsht. Ne vitin 1997 rikthehet ne atdhe pas 58 vitesh mergim ndersa ne 2002 vendoset perfundimisht ne Shqiperi.
Topalli Ceremonia e lamtumires se Princ Lekes nderim i historise se mbreterise shqiptare
Kryeparlamentarja Topalli theksoi se ceremonia e lamtumires per pretendentin e fronin mbreteror ne ambientet e Kuvendit te Shqiperise u zhvillua per te respektuar historine e mbreterise si pjese e historise se Shqiperise. Ndersa theksoi se eshte mjaft e rendesishme qe te gjithe shqiptaret te njohin vlerat dhe kontributin qe babi i Princ Lekes se Pare Mbreti Ahmet Zogu dha per Shqiperine. Mbreti Ahmet Zogu dha nje kontribut fondamental ne ndertimin e shtetit shqiptar ne rrethana te veshtira te komplikuara te asaj periudhe historike per kombin tone. Kjo ceremoni u zhvillua jo vetem ne nderim te asaj pjese te historise se Shqiperise por edhe si ndjese per gjithe urrejtjen qe diktatura mbolli gjate gjysme shekulli ndaj Mbretit Ahmet Zogu dhe familjes mbreterore - tha Kryetarja e Kuvendit. Gjithashtu ajo theksoi se ka besim te plote se instancat perkatese do te bejne te mundur ne 100-vjetorin e Pavaresise kthimin e eshtrave te Mbretit Ahmet Zogu ne atdheun e tij. Eumlshte detyre e cdo kombi te njohe dhe te nderoje historine e vet - perfundoi Topalli.
Politika i jep lamtumiren Princ Lekes Rama mungon
Te pranishem ne ceremonine mortore te pretendentit per fronin mbreteror ishin edhe perfaqesues te tjere te politikes shqiptare. Ne kete ceremoni pervec krereve te shtetit moren pjese edhe kreu i LSI-se Ilir Meta i cili ishte i shoqeruar nga bashkeshortja e tij Monika Kryemadhi dhe ministri i Jashtem Edmond Haxhinasto. Ndersa Partia Socialiste ishte e perfaqesuar nga deputeti Pandeli Majko dhe sekretari per Emigracionin Erion Veliaj ne mungese te kreut te saj Edi Rama. Gjithashtu te pranishem ne kete ceremoni lamtumire ishin te gjithe ministrat e qeverise Berisha ambasadori i OSBE-se Eugen Volfart ambasadori i SHBA-ve ne vendin tone Aleksander Arvizu si dhe ambasadorja polake Irena Tatarzinska. Pretendenti i fronit mbreteror Leka Zogu i Pare nderroi jete ne moshen 72-vjecare ne reanimacionin e Neurokirurgjise ne spitalin numer 5 ne Tirane ku ndodhej i shtruar qe prej dates 15 nentor. Familja mbreterore shqiptare falenderoi ne vecanti ekipin mjekesor nen drejtimin e prof. Mentor Petrela per perkujdesjen e vazhdueshme.
Box
Leka Zogu i Dyte Do te ndjek gjurmet e gjyshit tim
Pasardhesi i te ndjerit Leka Zogu Princ Leka i Dyte ne momentin e percjelljes per ne banesen e fundit te pretendentit te fronit mbreteror u betua se do te ndjeke gjurmet e gjyshit te tij Mbretit Ahmet Zogu. Betohem se do te ndjek rrugen e gjyshit Ahmet Zogu dhe rrugen e babait Zogu I - tha Leka i Dyte. Ndersa kusheriri i pare i te ndjerit Skender Zogu falenderoi pjesemarresit per nderimin e bere. Kurse kori i Kishes se ardhur nga Kosova shoqeroi ceremonine mortore me muzike funebre.
Berisha Humbja e Princ Lekes nje humbje e madhe per kombin shqiptar
Kryeministri Sali Berisha i shoqeruar nga bashkeshortja e tij Liri Berisha zhvilloi diten e djeshme ne mesdite homazhe ne nder te Leka Zogut te Pare. Ceremoniali shteteror per kete rast u zhvillua ne ambientet e Kuvendit te Shqiperise. Pas vendosjes se kurores me lule Kryeministri Berisha u perul ne shenje nderimi para trupit te pajete te Leka Zogut te Pare si dhe i shprehu ngushellime Princit Lekes se Dyte familjareve e te afermve te tij per ndarjen nga jeta te njeriut te tyre te dashur. Kryeministri Berisha e ka cilesuar ndarjen nga jeta te Leka Zogut i nje humbje te madhe per mbare kombin shqiptar. Pas homazheve Kryeministri Berisha iu bashkua kortezhit qe percolli arkivolin drejt varrezave te Sharres ne kryeqytet.
Basha Princ Leka tashme prehet i qete ne token arberore
Ne perfundim te homazheve ndaj pretendentit per fronin mbreteror fjalen permbyllese e mbajti kryebashkiaku Lulzim Basha i cili tha se pas vitesh peripecish Leka Zogu do prehet ne troken arberore. Vijme ketu per tu ndare pergjithmone me nje princ shqiptar Leka Zogu. Nje princ qe lindi dy dite perpara se sa avionet e nje fuqie te madhe fashiste te nxinin qiellin e shqiptareve dhe te nderprisnin brutalisht nje dinasti mbreterore arberore qe kish embleme shpate dhe shqyt kryeprincin e shqiptareve Gjergj Kastriot Skenderbeun. Leka Zogu mbarti kesisoj ne jeten e tij nje amanet te madh kombetar te mbronte dhe te ishte i denje per emblemen e Kastrioteve dhe te nderonte e te luftonte per kujtimin dhe vepren e Atit te tij Ahmet Zogut Mbret i Shqiptareve - deklaroi Basha gjate fjalimit te tij. Ndersa theksoi se mbreti Ahmet Zogu ka nje kontribut te vecante per themelimin e shtetit te pare shqiptar. Aktet shtetformuese te Mbretit Zog ngriten nga themeli nje shtet qe funksiononte ndonese ne hapat e tija te para. Vendimet e mosnenshtrimit dhe refuzimi i Dinastise se re arberore per te mos mbijetuar nepermjet shnderrimit ne kuislinge e shkeput me dinjitet kete familje patriote nga shume dinasti te tjera te rajonit tone te cilat dilemen e shtruar nga Lufta e Dyte Boterore e zgjidhen ne krahun e me te fortit te kohes. Kuroren e Shqiperise familja mbreterore shqiptare nuk ja dha askujt. Familja Mbreterore nuk pranoi dhe nuk u be kurre vasale e ndonje Perandorie tjeter ashtu sikunder shume familje mbreterore bashkekohese u bene. As Ahmet Zogu dhe as Leka Zogu nuk negociuan kurre mbas Prillit te vitit 1939 Kuroren Mbreterore duke e konsideruar ate nje kurore te shqiptareve te Kombit Shqiptar. Prandaj jemi mbledhur ketu. Jo per te vajtuar ndonese zemrat i kemi plot pezem jo te ligeshtuar ndonese ndarja e tij e parakohshme na ka helmuar thelle. Por per te nderuar plot mirenjohje historike dhe krenari kombetare vepren e Leka Zogut bir i Ahmet Zogut Mbret i Shqiptareve. U prehte i qete ne token arberore. I paharruar qofte kujtimi i tij - perfundoi kryebashkiaku Basha.