Nju Jork, ankand bizhush dhe miliona dollarësh
Në një ankand që po zhvillohet në Nju Jork janë vënë në shitje disa bizhuteri me të vërtetë të rralla. Një prej tyre është edhe një unazë me diamant rozë 22 karat e cila pritet të shitet 13 milionë dollarësh.
Diamanti është në një ngjyrë rozë të pastër. Është diçka e pazakontë për një gur të përmasave të tilla. Kemi parë në të kaluarën janë shitur diamante rozë të tjerë, por ata kanë qenë 10 karat. Por kjo unazë është vërtet e jashtëzakonshme, kështu e ka përshkruar drejtori i argjendarisë Southbay, Geri Schuler, diamantin e rrall.
Në shitje është vënë edhe një tjetër unazë me diamant 33 karat e quajtur Drita e Xhokondës. Mendohet që vlera e shitjes për këtë unazë të jetë 7 milionë dollarë.
Në listën e bizhuterive me gur të çmuar që do të shiten në ankandin njujorkez është edhe unaza me gur rubini 10.37 karat, e cila vlerësohet me 1.5 milionë dollarë. Është vënë gjithashtu në shitje edhe unaza me diamant dhe safir vlera e së cilës mendohet të jetë 1-1.5 milionë dollarë. Ankandi i bizhuterive do të mbahet më datë 7 dhjetorë