E Diel, 1 Nëntor 2026

I kapën 149 paketa “Winston” kontrabandë, e pëson keq shqiptari në Itali

I kapën 149 paketa “Winston” kontrabandë, e pëson keq

Një sasi me 149 paketa cigare kontrabandë të markës "Winston Blu”, është sekuestruar nga zyrtarët e zyrës doganore dhe ushtarët e grupit Pescara të Guardia di Finanza, gjatë kontrollit të udhëtarëve në aeroportin e Abruzzo-s.

Bagazhet e një pasagjeri që kishte mbërritur me një fluturim nga Shqipëria, kanë rezultuar pozitive pas testeve radiogjenike dhe atyre fizike, duke evidentuar praninë e cigareve kontrabandë. Pasagjeri është dënuar me gati 15 mijë euro gjobë.

Në kuadër të kontrolleve ndaj udhëtarëve me mbështetjen e njësisë së qenve të Guardia di Finanza, është bërë më pas një sekuestrim prej 3.3 gram hashash, fshehur mes sendeve personale të një pasagjeri tjetër të ndaluar.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›