E Diel, 1 Nëntor 2026

I nxorën në internet duke pirë birra, Policia e Tiranës reagon për dy efektivët e Rrugores

I nxorën në internet duke pirë birra, Policia e Tiranës

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë thotë se ka nisur hetim disiplinor për dy efektivët e Policisë Rrugore, fotografia e të cilëve u publikuar në internet, pasi ata ishin në një lokal të kryeqytetit duke konsumuar nga një birrë.

"Me publikimin e pamjeve, menjëherë ka nisur hetimi disiplinor, për dy punonjësit e Policisë, inspektor G. S., dhe K. A., të dy efektivë të Policisë Rrugore, Tiranë", thuhet në njoftimin zyrtar të shpërndarë për mediat.

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë

Në lidhje me një foto të publikuar në portale ditën e sotme, në të cilën shfaqen dy punonjës Policie me uniformë, në një lokal, ju sqarojmë se:

Me publikimin e pamjeve, menjëherë ka nisur hetimi disiplinor, për dy punonjësit e Policisë, inspektor G. S., dhe K. A., të dy efektivë të Policisë Rrugore, Tiranë.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e paligjshmërisë dhe i fton sërish ata që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie, në numrin 112, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›