E Diel, 1 Nëntor 2026

I kërkoi seks stjuardesit, rrezikon 10 vite burg

Katherine Goldberg

Katherine Golberg, punonjëse sociale në Londër, mësohet se ka kërkuar të kryejë marrëdhënie seksuale me punonjësin e shërbimit gjatë një udhëtimi me avion nga Johanesburgu (Afrikë e Jugut) për në Londër.

25-vjeçarja ka qenë në gjendje të dehur kur i ka kërkuar njërit prej pjesëtarëve të ekuipazhit një gjë të tillë. Punonjësja sociale shprehet gjykata ka sulmuar seksualisht punonjësin e ekuipazhit.

Anëtarja e trupit gjykues tha se kjo është një çështje serioze pasi “nuk bëhet fjalë për një të dehur e cila po gërhet”. Golberg e ka provokuar punonjësin edhe duke e prekur në pjesët intime.

Një kërkues duke folur para gjykatës ka dhënë se duhet gjetur një zgjidhje se si të trajtohen njerëzit e dehur në avion dhe jo thjesht të jepet një dënim.

Shumë persona të cilët kanë fobi udhëtimin me avion, por që janë të detyruar për ta përdorur këtë mjet transporti, pinë alkool para se të hipin në avion për të larguar frikën.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›