E Diel, 1 Nëntor 2026

Pagjumësia shkakton infarkt zemre

Sipas një studimi norvegjez  rezulton se njerëzit që vuajnë nga pagjumësia deri në 45%, rrezikojnë më shumë që të pësojnë infarkt të miokardit. Duke theksuar se një e treta e njerëzve kanë probleme me gjumin, ky është një paralajmërim për ta.

Është me rëndësi që njerëzit të jenë të vetëdijshëm për lidhjen mes pagjumësisë dhe infarktit të zemrës dhe të bisedojnë me mjekët e tyre nëse kanë simptoma, rekomandojnë autorët e studimit , duke shtuar se problemet e zakonshme me gjumin mjekohen relativisht lehtë.

Ekipi i ekspertëve pranë Universitetit në Trondheim kanë analizuar përgjigjet e 52.000 norvegjezëve, të cilët kanë marrë pjesë në studimin kombëtar për simptomat e pagjumësisë në periudhën e viteve 1995-1997. Pas analizimit, ata kanë veçuar 2.368 persona, të cilët në 11 vitet e ardhshme kanë pësuar infarktin e parë të zemrës.

Pasi kanë marrë parasysh faktorët, si mosha, gjinia, statusi martesor, shkalla e edukimit, shtypja e gjakut, kolesteroli, sëmundja e sheqerit, pesha trupore, ushtrimet fizike, zvogëlimi i punës, depresioni dhe ankthi- shkencëtarët kanë vërtetuar se rreziku më i madh ishte tek ata të cilët kanë probleme me gjumin.

Duke i krahasuar grupet që nuk kanë pasur probleme me gjumin me grupet që janë ankuar për pagjumësi të përditshme, është arritur  në përfundim se rreziku ishte deri në 45 për qind më i lartë tek ata njerëz që vuanin nga pagjumësia e rëndë.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Marrja e rregullt e aspirinës shkakton verbim
  2. Do të shpëtosh zemrën? Ec dhe vrapo
  3. Zemra, të sëmuresh sepse je i shëndetshëm

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›