Konflikti në gjykatë, arrestohet polici
Një punonjës i Policisë Rrugore është arrestuar sot në Lezhë. Dritan Lorenci është vënë në pranga pasi pas verifikimeve ka rezultuar se është përfshirë në konfliktin me armë që ndodhi disa ditë më parë në Gjykatën e Lezhës.
Ekspertiza balistike përcaktoi se disa nga gëzhojat e gjetura në vendngjarje i përkisnin armës së tij.
Konflikti i 14 tetorit në Gjykatën e Lezhës ndodhi për shkak të një konflikti për pronën, konflikt në të cilin një person mbeti i vdekur.