I kontrollojnë biznesin
Nga Express më 30 prill 2011 në ora 13:13
Inspektorët komunalë, në asistim të policisë së Kosovës, kanë kryer një kontroll në një subjekt afarist në Pejë.
Gjatë kontrollit, janë gjetur mallra të ndryshme ushqimore pa banderola në vlerë 1103.33 €.
Malli i dyshuar është asgjësuar nga ana e Inspeksionit Komunal. I dyshuari është liruar me urdhër të prokurorit, kurse rasti shkon në procedurë të rregullt.