Zyrtarisht ne Anzhi. Etoo lojtari me i paguar ne bote

Tani është zyrtare: Samuel Eto'o i ka dhënë fund telenovelës së gjatë të mërkatos duke u tranferuar zyrtarisht te skuadra e kampionatit rus Anzhi. Sulmuesi kamerunas ka nënshkruar kontratën e re 3-vjecare, nga e cila do të përfitojë 20.5 milionë euro në sezon, duke u kthyer në të njëjtën kohë lojtari më i paguar në botë më shumë se Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.
Nga tranferimi i futbollistit afrikan drejt skuadrës së kryeqytetit të Dagestanit, Inter ka fituar 27 milionë. Samuel Eto’o i është nënshtruar testeve mjeksore paraditen e së mërkurës dhe pritet të debutojë në kampionatin rus gjatë kësaj fundjave.
Jo vetëm Eto’o, pasi merkato e verës pasurohet me një tjetër goditje të madhe. Manchester City vazhdon të jetë aktibv në merkato dhe pas Sergio Agueros, trajneri Roberto Manchini do të ketë edhe shërbimin e Samir Nasri. Mesfushori francez është larguar nga Arsenali për 28 milionë euro, ndërsa nga kontrata e re katër vjecare me City do të përfitojë rreth 180 mijë euro në javë. Me këtë transferim i është dhënë fund një tjetër telenovele të gjatë të kësaj merkatoje verore të futbollit europian.
Një goditje tjetër në merkato pritet të bëhet nga Chelsea, i cili kërkon fantazuistin e Tottenham Luca Modric. Ndërkohë Blutë e Londrës kanë prezantuar dy blerjet më të fundit të merkatos, sulmuesin belg Romelu Lukaku dhe mesfushorin mbrojtës, Oriol Romeu. I pari shihet si Didier Drogba i ardhshëm, ndërsa spanjolli do të zëvendësojë në mesfushë Michel Essien të dëmtuar.
Nertan Prifti