E Shtunë, 31 Tetor 2026

I “dhunshmi” kundër dhunës

Këngëtari, Chris Brown si duket po mundohet me çdo kusht të tregojë se i ka rënë pishman për sulmin fizik ndaj Rihannas, në vitin 2009.

Ai jo vetëm që i ka rënë pishman por, së fundmi Chris është bërë pjesë e organizatës, “Break the Cycle,” kundër dhunës.
Ylli, i “Kiss Kiss” i ka inkurajuar fansat e tj në Twitter të votojnë për këtë organizatë në mënyrë që ajo t’ia arrijë të fitojë një grand, për realizmin e projekteve kundër dhunës ndaj njerëzve.

“Votoni për dashuri dhe respekt”, ka shkruar Chris. Ky mesazh në, Twitter vjen vetëm një ditë pasi ai riaktivizoi llogarinë e tij për shkak që, para disa ditësh, këngëtari e mbylli llogarinë në këtë rrjet social si pasojë e një sherri verbal në mes tij dhe komedianes, Jenny Johnson.

Ndërkaq, sa i përket lidhjes së tij me Rihanna-n, çifti duket se po kalojnë momente të mira mes vete. Riri ka dalë këto ditë me pohime se dëshiron të largohet nga muzika dhe të lind një fëmijë për Chris Brown./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›