I ligu dhe fisniku
Vargje nga Arben Duka
Dhe që ne u tundëm,
në djep të luanëve,
mund të na pickojë,
race e sharlatanëve!
Nuk kemi çi bëjmë,
aspak të vërtetës,
se edhe hajvanët,
janë pjesë e jetës!
Po moskishnë jetë,
miza dhe mushkonja,
sdo dinim vërtet,
çvlerë ka shqiponja!
Pomos ish pisllëku,
llagemi dhe llumi,
sdo ta dinim kurrë,
çvlerë ka parfumi!
Potë mos e njohim,
zemrën e të ligut,
sdo ta njihnim kurrë,
atë të fisnikut!
Pomos qënë kodoshët,
edhe kurvëria,
sdo mësonim kurrë,
sa vlen ndershmëria!
Pomos ekzistonte,
raca e vampirëve,
sdo ta njihnim kurrë,
sojin e të mirëve!
Pomos qenë servilët,
që tërhiqen zvarrë,
ku ta krahasonim,
njeriun krenar!
Pomos ekzistonte,
këtu ligësia,
sdo ta dinim kurrë,
çvlerë ka mirësia!
Mos qe injoranca,
monument i ngritur,
ku ta krahasonim,
njeriun e ditur!