Vartësit e alkoolit, beteja për të lënë vesin
Varësia nga alkooli i ka bërë armiq me partnerët. E gjithsesi për të lënë alkoolin duhet mbështetja e familjes dhe të afërmeve në të kundërt beteja është pothuajse e pamundur. Në fakt nuk janë vetëm meshkujt të cilët janë të varur nga vesi të pirit por edhe femrat janë përfshirë në këtë fenomen. Shefi i klinikës së Trajtimit të Varësisë Alkoologjike, në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza, Shpëtim Doksani shpjegon rreth fenomenit të vartësve ndaj alkoolit.
Doktor shërbimi që ju drejtoni ka 2 vjet që funksionin, sa pacientë këni trajtuar në këtë periudhë kohore?
Deri me tani nga hapja e klinikës janë trajtuar 288 raste, prej të cilave 8 për qind i përkasin seksit femër. Kjo klinikë filloi me shtrimet hospitalore 24 orë. Kapaciteti maksimal i kësaj klinike është me 10 shtretër.
Ju thoni se vetëm 8 për qind janë femra a mendoni se numri i vartësve të alkoolit është më i madhe se çfarë statusi kanë në përgjithësi vartëset ndaj alkoolit?
Absolutisht numri i tyre është shumë më i madh. Unë kam një mori telefonatash të njerëzve që duan të trajtojnë të afërmet apo të njohurat e tyre. Mendoj se paragjykimet i frenojnë ato që të vijnë dhe të trajtohen në klinikë. Sa i takon statusit të tyre mund të them se pjesa më e madhe e tyre janë të divorcuara dhe me moshë relativisht të re. Ndrysa edukimi i tyre arrin diku tek arsimi i mesëm.
Ku i shikoni problemet kryesore tek vartësit e alkoolit?
Një problem i madh i abuzimit me alkoolin (konsum i rrezikshëm dhe problematik) dhe dipendencës alkoolike shikoj familjen. Prindër me deficencë në shëndetin mendor, të asociuara me abuzim alkoolik të cilat çojnë në deficit serioz të shëndetit social, çojnë në trauma familjare dhe sidomos në dhunë verbale e fizike tek fëmijët. Alkoolizmi (alkool dipendenca) ka korrelacion serioz ne incidencën e sëmundjeve mendore. Pra bëhet fjalë për kategorinë e prindërve nga 30-55 vjeç,e cila duhet të jetë kategoria më e shëndoshë sepse kanë në dorë edukimin e brezit pasardhës. Studime të shumta evidentojnë korrelacionin reciprok të sëmundjeve mendore dhe abuzimit me alkoolin apo dipendencën alkoolike.
Mund të na thoni më konkretisht mbi këto çrregullime që sjell alkooli?
Çrregullimet e ankthit, çrregullimet depresive, çrregullimet e humorit, çrregullimet bipolare, çrregullimet depresive maxhore deri te psikoza alkoolike apo skizofrenia çojnë në sjellje violente dhe të rrezikshme duke shkaktuar kështu trauma ndërmjet dy bashkëshorteve (që mund të jenë abuzime fizike, abuzime verbale, kërcënime, divorc, papunësi,viktimizim) konseguenca që reflektohen te fëmijët. Ka një ndërlidhje midis abuzimit(dipendencës alooklike) violencës dhe çrregullimeve mendore. Studimet e tjera ekzaminojnë agresivitetin e dhunës verbale ndërmjet prindërve dhe violencës shtëpiake me fëmijët adult .Dhuna verbale nga ana e prindërve ndaj fëmijëve të tyre adoleshentë çon në viktimizimin e këtyre të fundit dhe akoma më tej fëmijët e transmetojnë violencën me partnerët intime. Pra dhuna verbale dhe dhuna fizike e ushtruar tek mosha e re injekton të këta të fundit trauma violente viktimizuese. Madje studimet evidentojnë rritjen e riskut për vetëvrasje në komorbiditetin e çrregullimeve bipolare te abuzuesve te alkoolit. Pra çrregullimi bipolar është i asocuar me dependencë alkoolike duke rritur riskun për vetëvrasje. Sjellja e vetëvrasjes ka më shumë probabilitet te kategoria abuzuese ose dipendentë alkoolike kur në të njëjtën kohë kanë dhe çrregullime bipolare.
Thatë se familja është e rëndësishme në ndihmën që duhet ti japë një vartësi të alkoolit. A vihet re kjo tek familjet shqiptare?
Në fakt shikoj shumë të lodhura bashkëshortet nga partnerët e tyre vartës së alkoolit. Kjo për shkak se ata kanë sjellë deficite në familjet e tyre dhe kudo.
70% prej këtyre pacienteve janë shtruar edhe me patologji shoqëruese psikiatrike si :
1-çrregullime humori 75%
2-çrregullime depresive 28%
3-çrregullime bipolare 16%
4-çrregullime ankthi 66%
5-çrregullime ankthi te generalizuar (GAD) 1%
6-çrregullime paniku (atake) 24%
7-çrregullime postraumatik stresor (PTSD) 17%
8-psikoza alkoolike 14%
9- Çrregullime te karakterit antisocial dhe bord-line 11%
Psikologia: Komunikimi me vartësit nuk është i thjeshtë
Komunikimi me pacientë të cilët janë vartës të alkoolit nuk është i thjeshtë por psikologia e klinikës së Trajtimit të Varësisë Alkoologjike, në QSUT, Agushe Koça pohon se kjo është sfida dhe puna e tyre. Ne japim mundësinë që pacientët të lënë alkoolin por jo ti bindim ata. Pra janë ata që ë bëjnë këtë zgjedhje ne thjesht mundohemi ti ndërgjegjësojmë dhe ndihmojmë për të lënë alkoolin por kuptohet se janë ata që duhet të punojnë më shumë me veten e tyre, thekson ajo duke shtuar se ata duhet të ndryshojnë stilin e jetës. Më tej stafi i kësaj klinike shpjegon mbi ecurinë e trajtimit psiko-social të këtyre pacientëve i cili nis të hënën dhe mbaron të premten. Ky trajtim fillon me rregullin e ditës, takimin me Komunitetin Multifamiljar dhe me edukimin e shëndetit. Ky trajtim zgjat pëse ditë në javë. Sipas personelit çdo ditë pacientet informohen mbi shëndetin, për dëmet që shkakton konsumimi i alkoolit për problemet që krijohen në marrëdheniet familjare apo shoqërore. Informimi mbi shëndetin nuk është i detyrueshëm vetëm për pacientet por ky trajtim do të ndiqet edhe nga familjaret. Pasi në këtë mënyrë ndryshimi që kërkohet do të jetë me efikas dhe ambienti që do të krijohet në familje pas daljes së pacientit do jetë me komode. Ky ndryshim pra ndryshimi i mënyrës së jetesës nuk kërkohet vetëm nga pacienti por edhe nga familjarët e tij. Çdo ditë në klinike ka një program të përcaktuar nga stafi dhe që duhet respektohet me rigorozitet nga pacientët.
Trajtimi terapeutik, rregulla strikte në klinikë
Trajtimi terapeutik në klinikë ka një domethënie të veçantë pasi ditët në spital organizohen sipas një principi të vetëkontrollit. Ky princip sipas stafit të klinikës ka nje qellim terapeutik që është vendosja e rregullave ku i kushtohet rëndësi kohës dhe vendit. Ka orë mësimi dhe orë të lira, respektohet rregullsia dhe përpikmëria, edukohen të marrin përgjegjësi dhe të vendosin, pa ia deleguar këtë të drejtë personave të tjerë, zhvillimi i vetëbesimit, edukohen të kenë kujdes për personat e tjerë dhe për ambientin ku jetojnë, stimulohen të punojnë me të tjerë
stimulohen të përballen me ide dhe bindje, të forcojnë idenë e pranimit të këndvështrimeve të ndryshme duke kontrolluar impulset e tyre. Vetëkontrolli sipas mjekëve zhvillohet nëpërmjet aktivitetit të grupit të alkoolistëve në trajtim që zgjidhen nga njëri tjetri për të ndërmarrë role dhe detyra të përcaktuara. Disa nga detyrat që janë: presidenti i komunitetit, zëvendëspresidenti, kryetari i grupit, të saposhtruarit marrin dhe ata një detyrë që të integrohen me grupin dhe përgjegjësitë.
Këto role dhe detyra të këtij aktiviteti terapeutik janë të qarta për këdo pra janë të përcaktuara përgjegjësitë e çdo funksioni. Gjithashtu pe
