I linduri pa krahë: Jetoj me 9 mijë lekë në muaj
TIRANË- Çdo ditë merr fugonin dhe udhëton nga Durrësi drejt kryeqytetit. Është 39 vjeç dhe prej 25 vitesh është i detyruar të gjejë një cep rruge e të kthejë sytë nga njerëzit për të kërkuar diçka. Quhet Ilir dhe fatkeqësisht jeta e ka privuar nga e drejta për të pasur krahë. Trupi i tij nuk e kalon një metër gjatësi, ndërsa poshtë pantallonave bluxhins dallohen edhe ca keqformime të këmbëve. Nëse i shikon fytyrën, nuk ka asnjë ndryshim nga bashkëmoshatarët e tij. Përpiqet të jetë i qeshur, pavarësisht se çdo fjalë që thotë e shoqëron me psherëtima e me ngritje supesh. E ndërsa flet me ne, tregohet i kujdesshëm e nuk harron të falenderojë ndonjë kalimtar që i fal qindarkat e tij. Sot e ka radhën qendra e Tiranës, atje ku edhe ne e takojmë për t'u njohur me historinë e tij të dhimbshme.
Ilir, ku ke lindur?
Jam durrsak, por këtu rri gjithë kohës.
Vjen çdo ditë nga Durrësi?
Po, marr fugonin dhe vij për të lypur.
Sa vjeç je?
39.
Sa kohë ke që lyp?
Po, kam shumë kohë. Kam 25 vjet që lyp.
A merr ndonjë ndihmë nga shteti?
Kam, po është shumë e vogël.
Sa lekë merr?
Marr 90 mijë lekë në muaj.
Si e përfiton këtë pagesë?
Ku di gjë unë i shkreti. Di vetëm që më sorollasin, se duan lekë që të të fusin në grup të parë.
E ke të vështirë të jetosh me kaq pak lekë?
Po, sigurisht që e kam të vështirë. Ç'janë 90 mijë lekë në muaj?! As bukë nuk ha dot me to, po ç'të bëj? Fati... Unë nuk punoj dot, se s'ka punë që bëhet pa krahë. Prandaj dal e lyp.
Me kë jeton?
Me vëllain. Kam edhe nusen e nipit që kujdeset për mua. Çfarë të bëj...
E ke të vështirë për të ecur? A të pengon mungesa e krahëve?
Jo, nuk është puna se m'i kanë prerë dhe e ndjej vështirësinë. Unë jam i lindur kështu dhe s'e kam idenë si janë duart.
Po për të ngrënë, e ke të vështirë?
Unë më përpara haja vetë me këmbë. Me këmbë bëja shumë gjëra. Por tani, nuk ha dot. S'e marr dot lugën. Më parë qëroja ndonjë gjë me këmbë, ndizja televizorin. Bëja shumë gjëra me këmbë.
Po tani, pse nuk i bën dot?
Sepse jam shëndoshur dhe nuk mundem.
Ke dëshirë të kesh familjen tënde?
Familje? Po unë s'ia kam idenë të them të drejtën, se jam edhe nga këmbët sakat...
Ke ndonjë apel për të bërë?
Dua që të më ndihmojnë, se pa shtëpi jam. Kam vëllezër, po çdo njeri sheh hallin e vet. Papunësi e madhe, ata nuk kanë punë.
(e.m/GazetaShqiptare/BalkanWeb)