Kreu i ri i KQZ, zbardhet procedura
TIRANË- Pas debateve të ashpra mes opozitës dhe mazhorancës për proçedurën e zgjedhjes së kreut të KQZ-së, në fillim të javës që vjen mazhoronca do të kërkojë në komisionin e ligjeve që të ndiqet kjo proçedurë: Nga lista prej 18 aplikantësh të përzgjidhen katër emra, me të cilët do të vijojnë më pas me proçedurat e seancës dëgjimore në komisionin e ligjeve.
Secilit deputet të këtij komisioni iu është shpërndarë dy ditë më parë edhe formulari për të përzgjedhur katër emrat. Pas verifikimit në sistem, 4 aplikantët që kanë marrë mbështetjen më të madhe nga anëtarët e komisionit do të thirren prej tij në seancë dëgjimore. Pas kësaj proçedure komisioni jep mbështjen për dy anëtarë, emrat e të cilëve çohen për votim në Kuvend dhe ai që siguron shumicën e thjeshtë përzgjidhet kryetar i KQZ-së. Kjo është proçedura që mazhoranca thotë se duhet të ndiqet pasi nuk është e nevojshme të dëgjohen të 18 aplikantët, pasi nuk është detyruese nga Kodi Zgjedhor.
(e.m/GSH/BalkanWeb)