E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiptari që pozoi për Versace-n: Pro fotografive nudo

Emri i Ledio Mehmetit nuk është më i panjohur për botën e modës ndërkombëtare. Modeli i njohur shqiptar, po hedh çdo ditë hapa të sigurtë drejt një karriere të shkëlqyer në botën e ashpër të modës. Së fundmi ka pozuar për Versace-n, ndërkohë që përpara kësaj eksperience shumë të tjera kanë lënë gjurmë në CV-në. Po le të zbulojmë bashkë më shumë përmes kësaj interviste.
Si ndodhi që u bëtë pjesë e katalogut të Versace-s?
Ishte një mrekulli e mundësuar nga menaxheri im, Meng Ji, i “Bindi Model Management”. Ai është përpjekur shumë që të realizohet kjo gjë.
Sa i vështirë ka qenë depërtimi në botën e modës italiane?
Mund të them që Milano është sa madhështor dhe plot mundësi aq edhe i ftohtë dhe hermetik. Si fillim nisesh me atë egon se do të ecësh para shumë shpejt dhe me lehtësi, por çdo ditë hasesh me barriera që kërkojnë shumë punë e mund për t’i kapërcyer. Të përballesh me 3000 djem të tjerë nga e gjithë bota në një casting mendoni se është e thjeshtë?! Nëqoftëse punon Pro fotografive nudo fort, ke një agjenci mëmë të mirë, një menaxher të suksesshëm, nuk është aspak e vështirë të fitosh të ardhura të mira dhe një jetë komode nëpërmjet modelingut.
Pamë edhe foto gati nudo. E ke pasur të vështirë për t’i realizuar?
Nuk e kam pasur aspak të vështirë pasi ato foto së pari siç e thatë dhe ju kanë qenë ‘gati nudo’, dhe gjatë setit unë kam qenë me të brendshme. Së dyti nëse do të shihnit faqen e çdo supermodeli apo supermodeleje nëpër botë secili prej tyre ka editoriale nudo të realizuara me një lehtësi profesionalizmi. Për mua moda përveç një pasioni është së pari profesion, ndaj nuk mendoj se do të kisha ndonjë vështirësi në realizimin e fotove nudo. Gjithsesi dua të specifikoj që agjencia ime aprovon çdo punë timen më parë ndaj dhe unë jam i sigurtë në mbrojtjen e imazhit tim.
A paguhesh mirë? 
Shumë mirë. Janë pagesa, që është vështirë t’i marrësh nëpër poste pune të rëndë sishme (buzëqesh). Është e ditur pas çdo eksperience vijnë edhe vlerësime financiare më të mira nga klientët.
Cila është ambicia jote? 
Synoj që modelingu të jetë për mua një profesion me kohë të plotë për vitet në vazhdim pasi më lejon të bëj një jetë komode si: Ndjekjen e një shkolle, udhëtimin nëpër botë, përplasjen me kultura të ndryshme, prezantimi me njerëz të rinj, pra një jetë të larmishme plot eksperienca dhe larg monotonisë. Këtë vit synoj të studioj në një nga 7 Institutet e modës më të famshme në Milano, GED. 
Na trego disa nga arritjet e kohëve të fundit që nga koha kur dole në revistën GQ... 
Prezantimi në GQ vërtet më hapi shumë rrugë. Që në ardhjen e parë në Milano kam realizuar katalogë të ndryshëm, prezantime në showroom-e si: Roberto Cavalli, DSQUARED, Alexander McQueen, Moschino, Ermanno Scervino, etj, prezantimi në Cover Story të Bazaar China Qershor 2012 me aktoren me famë ndërkombëtare me origjinë kineze Ms. FAN Bingbing dhe një nga fotografet më të mira dhe të paguara në botë Ms. CHEN MAN. 
Ndërkohë me vajzat si i ke punët? Ke të dashur? 
Me vajzat? Shumë mirë, çdo ditë e më shumë ‘wink’. Jashtë shakasë, për momentin jam shumë i fokusuar në ato që dua të arrij, fakti që jam gjithë kohën sa në një shtet në një tjetër ka ndikimin e tij megjithatë kjo nuk do të thotë që nuk shoqërohem me dikë (buzëqesh).
(Bluetooth/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›