I mbijnë dhmbë në moshën 92-vjeçare
Share
Një 92-vjeçari në Bullgari i ka ndodhur një ngjarje e pazakontë. Edhe pse në moshë të thyer, atij i kanë dalë plot 4 dhëmbë të rinj. Kanco Vidinski, baba i katër fëmijëve dhe i ve, ka thënë se ndiente dhimbje në mishrat e dhëmbëve, ndërkohë që pas një javë i kanë dalë katër dhëmbë të rinj. Ish polic me profesion, Vidinski ka mbetur i habitur me këtë ndodhi, ashtu si gjithë të tjerët kur e kanë dëgjuar këtë histori.