E Diel, 1 Nëntor 2026

Jep dorëheqje Ambasadori i Kosovës

Ministria e Punëve të Jashtme ka konfirmuar se ambasadori i Kosovës në Çeki, Hilmi Zogiani ka dhënë dorëheqje nga posti i tij për arsye personale, kurse për zëvendësimin e tij po pritet të kthehet nga vizita e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ministri Enver Hoxhaj, i cili në konsultim me presidenten do të caktojnë ambasadorin e ardhshëm të Kosovës në Çeki.

Këshilltari politik i ministrit Hoxhaj, Artan Behrami i ka thënë për KosovaPress se Hilmi Zogiani ka qenë i ngarkuar me punë në Ambasadën tonë në Çeki dhe përmes një letre ka kërkuar dorëheqje nga ky post dhe arsyet e kësaj dorëheqje janë krejtësisht personale.

Sipas tij, Zogiani është shumë mirënjohës për ministrinë e Punëve të Jashtme dhe ka konfirmuar se është i gatshëm të ndihmojë ministrinë e Punëve të Jashtme dhe rrjetin diplomatik të Republikës së Kosovës në kontaktet e tij që ka edhe në të ardhmen.

Megjithatë, për zëvendësimin e tij ende nuk është menduar ndonjë emër , pasi që po pritet të kthehet nga vizita e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ministri Enver Hoxhaj, i cili në konsultim me presidenten e Republikës së Kosovës do të caktojnë zëdhënësin e tij. (Kosovapress)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›