E Diel, 1 Nëntor 2026

Universiteti Luarasi sjell në Tiranë Dr. Terry Gill

Eksperti i drejtësisë,  leksion të hapur me studentët.

Përdorimi i forcës në ligjin ndërkombëtar: Rasti i Kosovës. Kjo ishte tema e leksionit të hapur me studentë dhe pedagogë të universitetit juridik Luarasi si dhe Universitetit të Tiranës, e mbajtur dje në ambientet e kinoklubit të Qytetit Studenti. Profesori Terry Gill, i njohur si një nga ekspertët më në zë të drejtësisë ndërkombëtare për çështje të së drejtës dhe lirive të njeriut, i ka bëri një analizë  situatës gjeopolitike në rajon dhe Lindjen e Mesme. Doktor Terry Gill, i cili ka mbërritur në Shqipëri me ftesë të universitetit Luarasi, është i njohur në arenën ndërkombëtare si autor i dhjetëra publikimeve dhe kërkimeve shkencore me peshë në të drejtën ndërkombëtare. Terry Gill është profesor i ligjit publik ndërkombëtare në Universitetin e Utrechtit, profesor i ligjit ushtarak në Universitetin e Amsterdamit dhe në Akademinë e Mbrojtjes së Holandës. Pas referimit të tij, Gill i është përgjigjur dhe interesit të auditorit për legjitimitetin e ndërhyrjes ndërkombëtare në Kosovë 13 vite më parë. Qëndrimet e shteteve europiane ndaj pavarësisë së Kosovës janë të shprehura në qëndrimet që kanë paraqitur përpara Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, si me shkrim, ashtu edhe me gojë. Në të vërtetë, disa prej tyre shkuan edhe më tej dhe thanë që populli i Kosovës kishte një të drejtë shumë të qartë për vetëvendosje dhe kishte të drejtën për ta shpallur atë. Gjykata nuk u shpreh nëse Kosova është një shtet, megjithatë nuk kishte asgjë kundër shpalljes së pavarësisë, tha Gill. Për publikun shqiptar, profesor Gill është i njohur si këshilltar dhe avokat i Republikës së Shqipërisë në vitet 2009-2010 për procedimet këshillimore mbi Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës, duke respektuar ligjet ndërkombëtare.

Takimi me kryebashkiakun
Terry Gill gjithashtu u ka dhënë mësim edhe dhjetëra studentëve shqiptarë që kanë studiuar në Holandë, ndër ta edhe kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, me të cilin zhvilloi një takim. Kryebashkiaku i dhuroi ish-pedagogut të tij udhëheqës për tezën e diplomës simbolin e Kullës së Sahatit, me të cilën identifikohet Tirana sot.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›