E Diel, 1 Nëntor 2026

I merr per hajdute qellon me cifte mbi dy te rinjte

Nje 59-vjecar nga qyteti i Gjirokastres eshte vene ne pranga nga policia e ketij qyteti pasi ka qelluar me arme gjahu cifte ndaj dy adoleshenteve pasi ka kujtuar se behej fjale per dy hajdute qe tentonin te grabisnin banesen e tij. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 2330 te se henes kur nga ana e specialisteve te Seksionit te Parandalimit dhe Hetimit te Krimit ne Komisariatin e Policise Tepelene eshte bere arrestimi ne flagrance i Gezim Hyses lindur dhe banues ne Memaliaj te rrethit Tepelene i denuar me pare per vjedhje. Lajmi eshte konfirmuar dje nga zedhenesi i Drejtorise se Policise se qytetit jugor Gentian Mullai sipas te cilit arrestimi i tij u be per arsye se rreth ores 2300 te se henes ne mbremje 59-vjecari Hysa ka qelluar me nje arme gjahu cifte teke e markes belge dy adoleshente nga qyteti Memaliaj L. M. 18 vjec dhe E. L. 17 vjec duke u shkaktuar ketyre shtetasve plage ne trupin e tyre. Sipas policise se Gjirokastres dy adoleshentet pasi kishin pare sportin ne nje lokal ishin nisur ne drejtim te banesave te tyre dhe ne momentin qe kane kaluar afer baneses se shtetasit Gezim Hysa ky i fundit ka kujtuar se ishin hajdute dhe ka nxjerre ciften duke qelluar ne drejtim te tyre. Nderkohe rreh kesaj ngjarjeje mesohet se forca te shumta te Policise te Komisariatit te Policise Tepelene kane shkuar ne vendngjarje ku kane bere kapjen dhe arrestimin e shtetasit te lartpermendur si dhe bllokimin e armes se gjahut. Ndersa te dy adoleshentet e plagosur menjehere jane transportuar per ne spitalin rajonal Gjirokaster ku pas marrjes se ndihmes se pare mjekesore ndodhen jashte rrezikut per jeten pasi kishin marre plage te lehta ne trup. Grupi hetimor ne vendngjarje sekuestroi ne cilesine e proves materiale ciften te cilen e mbante pa leje si dhe disa gezhoja te fishekeve te ciftes. Materialet i kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Gjirokaster per veprime te metejshme per vepren penale Plagosje e lehte me dashje si dhe Prodhim dhe mbajtje pa leje te armeve te gjahut dhe sportive.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›