Perfshihet nga flaket magazina e ish-uzines se radiotelevizioneve
Perfshihen ne flake magazinat ku arkivohen materialet e ish-uzines se radiotelevizioneve. Zjarri ka ndodhur mbremjen e se henes ne qytetin e Durresit per shkaqe ende te panjohura nderkohe qe nga te dhena te policise se ketij qyteti nje dite me pare per kete ngjarje mesohet se vatra e zjarrit ka qene e konsiderueshme dhe jane dashur kater automjete zjarrfikese te cilat pas tre oresh kane bere te mundur shuarjen e plote te flakeve. Burime te policise se qytetit bregdetar pohuan dje se ka deme te konsiderueshme materiale ndersa nuk ka te lenduar ne njerez. Zjarri ka rrezikuar edhe djegien e Drejtorise Rajonale Profesionale e cila ndodhet ne te njejten godine si dhe nje biznes rrobaqepesie aty prane. Nderkaq po hetohen shkaqet e zjarrit.