E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri Vasili dhe stafi i tij perplasen me makine me klerikun e Kosoves

Nga spitali te plagosurit jashte rrezikut per jeten. Hetimi furgoni ka hyre ne korsine tjeter

Shtate persona mes te cileve edhe ministri i Shendetesise Petrit Vasili jane perfshire dje ne nje aksident automobilistik. Ngjarja ka ndodhur paraditen e djeshme rreth ores 1000 ne aksin rrugor Peqin - Elbasan pikerisht ne zonen e Paprit kur nje automjet tip Volksvagen me targa te Kosoves KS 0203 AN eshte perplasur me mjetin tip Mercedes-Benz me targa shteterore TR 0140 Z ku ne kete te fundit udhetonte ministri Vasili. Fatmiresisht hapja e menjehershme e airbag-ve u ka shpetuar jeten pasagjereve qe udhetonin ne makinen qeveritare duke bere qe demtimet te mos jene serioze. Burime nga policia thane se te perfshire ne kete aksident jane ministri i Shendetesise Petrit Vasili Pellumb Pipero drejtor i Politikave ne Drejtorine Shendetesore te Ministrise se Shendetesise Klodian Rrjepaj punonjes ne Ministrine e Shendetesise Andi Harizaj 29 vjec shofer nderkohe qe nga shtetasit kosovare mesohet te jene Faik Cota 78 vjec nga Elbasani Fatmir Duka 22 vjec dhe vellai i tij Kastriot Duka 42 vjec ky i fundit mesohet te jete ish-kleriku mysliman qe drejtonte nje xhami ne Kosove por qe para pak kohesh eshte perjashtuar nga funksioni i tij.

Rreth ngjarjes ne fjale burime te policise kane pohuar dje se ministri Vasili se bashku me zotin Pipero jane transportuar ne spitalin e Elbasanit dhe me pas me helikopter jane transportuar drejt Tiranes per tiu nenshtruar nje kontrolli mjekesor te hollesishem ne Spitalin Ushtarak. Menjehere ne vendin e ngjarjes kane qene forca te shumta policie per te zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit. Nga te dhenat e para te policise dyshohet se aksidenti ka ndodhur si pasoje e ndonje veprimi te gabuar te drejtuesit te mjetit me targa te Kosoves.

Fillimisht te plagosurit jane derguar per ne Spitalin Kirurgjik te Elbasanit ku kane marre menjehere ndihmen e pare te stafit te specializuar te mjekeve. Sipas shefit te reanimacionit ne kete spital Nikollaq Thano eshte bere e ditur se te gjithe te lenduarit kane pesuar vetem demtime te lehta. Gjendja rezulton e stabilizuar dhe pa probleme per jeten. U vendos qe te kater pacientet te cohen ne Spitalin Ushtarak. Ka plage te lehta dhe nje hematome ne kercirin e djathte. Nuk ka asnje rrezik per jeten e pacienteve - eshte shprehur shefi i reanimacionit Nikollaq Thano.

Makina me te cilen udhetonte ministri i Shendetesise Petrit Vasili ne aksin rrugor Elbasan - Peqin eshte aksidentuar ne Paper me nje automjet te tipit furgon me targa te Kosoves. Si pasoje e ketij aksidenti jane lenduar ministri Vasili drejtori i Politikave Pellumb Pipero dhe shefi i kabinetit Klodian Rrjepaj qe udhetonin me makinen e ministrise si dhe drejtuesi i furgonit Kastriot Duka 42 vjec vellai i tij Fatmiri 22 vjec dhe nje pasagjer Faik Cota 78 vjec. Te gjithe te aksidentuarit jane derguar ne urgjencen e Spitalit Kirurgjik te Elbasanit dhe jane jashte rrezikut per jeten. Te dhena nga policia pohuan se ngjarja ka ndodhur rreth ores 1000 te paradites se djeshme me nje makine tjeter tip furgon me targa Kosove KS 02203 AN ne vendin e quajtur Paper. Ministri Vasili po udhetonte drejt Elbasanit per nje takim pune se bashku me zotin Pellumb Pipero ndersa ne makinen tjeter udhetonin kater qytetare nga Kosova. Ministri Vasili ka marre plage te lehta ndersa me rende megjithese jashte rrezikut per jeten eshte gjendja shendetesore e keshilltarit te tij Pellumb Pipero 55 vjec. Nga personat qe udhetonin ne furgon dhe qe jane plagosur jane Fatmir e Kastriot Duka 22 dhe 42 vjec dhe Faik Cota nga Elbasani 78 vjec. Ministri Vasili se bashku me zotin Pipero jane transportuar ne spitalin e Elbasanit dhe me pas me helikopter pritet te transportohen drejt Tiranes per tiu nenshtruar nje kontrolli mjekesor te hollesishem.

Te plagosur

Petrit Vasili minister i Shendetesise

Pellumb Pipero drejtor i Politikave ne Drejtorine Shendetesore te Ministrise se Shendetesise

Klodian Rrjepaj shefi i Kabinetit ne Ministrine e Shendetesise

Andi Harizaj 29 vjec shofer

Kastriot Duka 42 vjec ish-kleriku mysliman i xhamise ne Kosove

Fatmir Duka 22 vjec i vellai

Faik Cota 78 vjec nga Elbasani

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›