I merr ryshfet qytetarit për leje ndërtimi, në pranga polici i Bashkisë
TIRANË- Arrestohet për korrupsion një polic i Bashkisë së Tiranës. Burime nga Prokuroria bëjnë të ditur se efektivi Sh.Azuni akuzohet për ‘korrupsion pasiv’, konkretisht dyshohet se ai i kishte marrë një shtetasi 500 mijë lekë kundrejt një leje ndërtimi për një strehë në tarracë.
Por, për të njëjtën ngjarje, është shpallur në kërkim Inspektori i Inspektoriatit të Ndërtimit Altin Lami, i cili akuzohet për ‘korrupsion pasiv’. Burime nga policia bëjnë të ditur se ndaj 39-vjecarit gjykata ka vendosur ‘arrest me burg’ për korrupsion. Po të njëjtat burime theksojnë se i dyshuari ka udhëtuar drejt Greqisë me datën 1 shtator.
Ndërkohë, Bashkia e Tiranës shprehet me anë të një reagimi për shtyp se mbështet pa asnjë rezervë punën e institucioneve të zbatimit të ligjit, në luftën kundër korrupsionit. Në këtë përpjekje, Bashkia Tiranë ofron bashkëpunimin e saj të plotë dhe të gjithanshëm.
"Bashkia Tiranë mbështet pa asnjë rezervë punën e institucioneve të zbatimit të ligjit, në luftën kundër korrupsionit. Në këtë përpjekje, Bashkia Tiranë ofron bashkëpunimin e saj të plotë dhe të gjithanshëm. Lufta kundër korrupsionit është një prioritet absolut i Bashkisë Tiranë për realizimin e objektivave të saj, në ofrimin e një shërbimi sa më cilësor ndaj qytetarëve dhe zbatimin e ligjit në të gjithë territorin e Bashkisë Tiranë", thuhet në reagimin e Bashkisë.
(e.m/BalkanWeb)