Meta: Zgjedhjet ishin pranë, Nishani legjitim
TIRANE-Kreu i LSI-së, Ilir Meta propozon që në zgjedhjet e reja presidenciale pas 5 vitesh, kreu i ri i shtetit të zgjidhet nga populli. Sipas tij, në 2017-ën presidenti do të zgjidhet nga populli dhe shumë shpejt LSI do të ndërmarrë iniciativë konkrete për këtë mënyrë zgjedhjeje. I ftuar në emisionin “Debat”, z.Meta deklaroi se kjo është mënyra më e mirë për të evituar krizën, zgjedhjet e parakohshme dhe pakënaqësitë dhe duke mos ndryshuar kompetencat e presidentit. Kreu i LSI-së nuk përjashtoi mundësinë që në këtë lloj zgjedhjeje të jetë edhe ai, duke lajmëruar se partia e tij do të ndërmarrë nismë konkrete për një president të dalë nga populli. Duke folur për procesin e zgjedhjes së presidentit, Meta u shpreh se nëse nuk zgjidhej në raundin e katërt, më 26 korrik vendi do të zhvillonte zgjedhje të parakohshme. Meta tregoi dhe arsyet se pse ndryshoi ministrat e LSI-së.
Z.Meta, a është një shans i humbur që palët të tregonin konsensus në rastin e zgjedhjes së presidentit të ri, siç thotë zv/ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Philip Reeker?
Dihet që parlamenti përbëhet nga partitë dhe presidenti zgjidhet nga parlamenti dhe do të apeloj që presidenti të zgjidhet nga populli dhe mos të jetë më produkt i negociatave dhe 5 raundeve. Kështu merr fund çdo lloj shqetësimi.
Pra, do të ndërmerrni nismë konkrete?
Po, do të ndërmarrim iniciativë konkrete, ndoshta që tani. Evitohen zgjedhjet e parakohshme, nuk preken kompetencat dhe presidenti nuk ia di për nder asnjë partie.
Ju, do të kandidoni?
Do të më vijë radha dhe mua ndoshta. Në demokraci ka gjithmonë rotacion.
Sa pranë ishin zgjedhjet e parakohshme?
Absolutisht, nëse nuk zgjidhej presidenti që në raundin e katërt, vendi shkonte më 26 korrik në zgjedhje të parakohshme dhe kjo ka qenë e prerë.
Po me konsensusin, sa pranë ishit?
Besoj, në rastin e kandidaturës së z.Xhezair Zaganjori. Mendoj se kjo ishte kandidatura më e mundshme për t’u pranuar nga opozita. Ne tentuam për kandidatura që janë jashtë politikës.
Nano, kishte zero shanse për t’u bërë president?
Për të qënë të sinqertë, shanset e tij nuk kanë qenë të larta dhe këtë ia kam thënë në takimin që kam pasur me të kur shpalosi platformën e tij, për arsye se përpjekjet për të gjetur një president konsensual ishin të mëdha. Nuk do ta pranonte PD-ja, pavarësisht se Berisha kishte deklaruar se kishte bashkëpunuar me Nanon dhe e kishte vlerësuar për kontribut të veçantë në situata të ndryshme të vendit. Gjykoj se procesi do të ishte interesant.
Ju, do t’ia jepnit votën Nanos?
Kjo është një situatë e tejkaluar. Shpresojmë që në 2017-n presidenti të zgjidhet nga populli.
Ju ndryshuat emrat e ministrave tuaj. Pse këto lëvizje dhe pse tani?
Sepse tani nuk ka më kohë për të bërë lëvizje, pasi kemi hyrë në kohën e zgjedhjeve të ardhshme dhe lëvizjet do të japin rezultatet e tyre. Është një riorganizim i LSI-së për zgjedhjet e ardhshme.
Në parlament kishit një votë kundër të z.Koka për shkarkimin e z.Naço…
E shikoj si një përgjigje emocionale të Terit ndaj meje, pasi i kisha thënë se nuk do të fitonte Gjermania. Ishte si tip proteste ndaj meje.
Si e shikoni lëvizjen e z.Nano?
Çdo lëvizje e re është e mirëpritur, pozitive, dhe duhet t’i shërbejnë progreseve integruese të vendit.
A është rikthyer Nano në politikë?
Nuk mund të bëj dot një vlerësim të plotë të kësaj, por natyrisht që ai ka qenë aktiv kohët e fundit. Neve, si LSI, z.Nano na ka vlerësuar, por çdo kritikë të tijën e marrim parasysh.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb) Lidhje te tjera Reeker: Nishani mik i SHBA, të mbrojë SHISH e Prokurorinë