E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meksikë, shpërthen bomba, 7 të plagosur

Një autobombë shpërtheu jashtë sallës së bashkisë së qytetit Nuevo Laredos në Meksikë, në afërsi të kufirit amerikan.

Si pasoje e shpërthimit janë të paktën shtatë të plagosur. Dëmet materiale kanë qënë të mëdha, ku janë shkaktuar një numër i madh automjetesh që gjendeshin përreth, gjithashtu janë shkatërruar dhe dritaret e ndërtesave ne një rreze prej 400 metra, nga vendi i shpërthimit.

Mendohet që ky shpërthim të jetë bërë nga grupet kriminale që synojnë kontrollin e territoreve.

(ar.ku/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›